Ishte planifikuar për datën 22 mars, Komisioni i Rithemelimit shtyn mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 30 prill

Ishte planifikuar për datën 22 mars, Komisioni i Rithemelimit shtyn mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 30 prill

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 30 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme.

Komisioni Rithemelimit kishte planifikuar mbajtjen e Kuvendit më datë 22 mars, por ata njoftojnë se duke qenë se u fokusuan në zgjedhjet e 6 marsit nuk kanë mundur dot të merren organizmin e strukturave të partisë.

Komisioni i Rithemelimit njofton se në mbledhje vendosën gjithashtu: 

-Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale.

-Të nisë procesin statutor të riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve.

-Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. në të njëjtën ditë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 11/03/2022 09:23

    Nuk ndertohet objekt i ri me material te vjeter-te kalbur.Andaj,Berisha dhe nje klan rreth tij, larg nga PD,aseti politik shqi ptar.Largimi i tyre eshte sheptim i ketij subjekti,te cilin ky klan kriminal e ka kriminalizuar deri ne mosdurim .Andaj,sovrani nuk ju ka besim ne asnje menyre,pervec atyre qe, qe rrijne rreth ketij klani,se jane te zhytur ne kete krim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet