TIRANË- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar në në parim mbledhjen e sotme online tre aktet normative të nxjerra nga qeveria sa i përket masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.
Mbledhja është zhvilluar online drejtuar nga kryetari Enver Roshi, ku të pranishme për të dhënë sqarime ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe drejtoresha e Antoneta Njehrrena për marrjen e masave gjatë gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe sigurimin pa ndërprerje, në të gjitha strukturat spitalore të furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore.
Edhe Komisioni i Sigurisë ka miratuar aktin normativ me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Një nga masat e diskutuara ishte dhe parashikimi i një lejeje të veçantë për të burgosurit nëpërmjet vendosjes së tyre në qëndrim të përkohshëm në shtëpi me qëllim që të ulet numri i të dënuarve në burgje.
Më konkretisht u shqyrtuan nga Komisioni i Shëndetësisë
1)Akti normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’”, qëllimi i të cilit është të përfshijë në masat e veçanta, që ndërmerren për parandalimin e sëmundjeve infektive, edhe vetëkarantinimin, si një masë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit publik, krahas masave që, aktualisht, janë parashikuar në legjislacionin në fuqi, sikurse janë masat e izolimit dhe të karantinës.
2) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” , qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe forcimi i zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
3) Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, qëllimi i të cilit është sigurimi pa ndërprerje, në të gjitha strukturat spitalore të furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore gjatë periudhës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, si dhe forcimi i masave për të siguruar zbatimin e rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.