Komisioni i Sigurisë mban 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Fier! Salianji: Autori të marrë ndëshkimin e merituar

Komisioni i Sigurisë ka nisur me 1 minutë heshtje për vrasjen e policit Novruz Cenalia në Fier. Propozimit të deputetit socialist për 1 minutë heshtje, iu bashkua edhe opozita.

Por, deputeti demokrat Ervin Salianji tha se kjo ngjarje tregon situatën e rëndë të kriminalitetit në të cilën ndodhet vendi. Salianji tha se autori duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin e merituar.

“Dje është vrarë një nga punonjësit e policisë. Iu ftoj të mbani një minutë heshtje dhe nesër kështu siç jemi të shkojmë për homazhe në Fier”, tha deputeti i PS, Xhemal Qefalia.

“Padiskutim i bashkohemi dhimbjes së policisë të vrarë dhe kolegëve të tij në Policinë e Shtetit Ne e dënojmë me ashpëri këtë ngjarje, dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe të marrë ndëshkimin më të merituar. Ne do të marrim pjesë në homazhin, shpresoj i fundit që ka të bëjë me punonjës të policisë.

Persona delikuent guxojnë të vendosin dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësinë se gjendja e kriminalitetit është e rëndë dhe autoriteti i shtetit për shkak të lidhjeve të drejtuesve të policisë me persona me precedentë apo banda të krimit të organizuar i jep hov krimit dhe e bën të barabartë drejtuesit apo policë të thjesht i vendos para rrezikut, kur ulen në të njëjtën tavolina autoriteti i shtetit nëpërkëmbet e bie.

Ky komision duhet të diskutojë raste të tjerë ta rënda si rasti fatkeq i humbjes së jetës së një nëne me 3 fëmijë për të marrë masa se çfarë nuk shkon nga pikëpamja ligjore, ku të ndërhyjmë që raste të tilla të mos ndodhin, institucionet t jenë përgjegjëse e të mos i vendosin para frikës se do të paragjykohen.

Rastet e dhunë vitin e kaluar 4000 e kusur, një valencë e madhe e dhunë qenë nuk mere masa do të vazhdojë dhe për këtë të kërkojmë një seancë të posaçme për të kërkuar sesi mund të ndihmojmë”, tha deputeti demokrat Ervin Salianji.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri