FIER- Novruz Cenalia, 28 vjeç, si çdo ditë u bë gati, veshi uniformën e Policisë së Shtetit që e mbante prej disa vitesh, pasion për policinë i trashëguar nga babai dhe u nis për punë. Rrugës, debati për radhën e kalimit me makinë me Asllan Mernicën, 23 vjeç, në fshatin Baltëz, 10 km larg Fierit, përfundoi në një tragjedi.

I riu nga fshati Sulaj, 500 metër larg në vijë ajrore me Baltëzën, nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit, i cili u shemb në tokë pa jetë. Vrasja u shënua reth orës 13:15 minuta të 13 majit 2024. 

Asllan Mernica, i njohur edhe me emrin Azgan, u largua nga vendi i ngjarjes me makinën tip “Audi”, ngjyrë blu, të cilën e braktisi disa kilometra me tutje dhe nga aty u arratis arave.

Në ndjekje të tij janë vënë me dhjetëra efektivë policie, përfshirë Forcat Kombëtare e Sigurisë dhe elita RENEA.

‘I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit. Nuk lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit.’- tha Lorenc Panganika, drejtor i policisë së Fierit.

Policia e Shtetit ofron 30 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të ndihmojë për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, duke garantuar  anonimatin e plotë. Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli, ndërsa operacioni nga afër po ndiqet nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.

I ati i Nevruz Cenalisë është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindje në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Asllan Mernicën, rezulton të jetë vëllai i Kiri Mërnicës, i arrestuar për tentativë vrasje.

Bashkë me 3 të tjerë më 17 prill 2021 u përfshi në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Po ashtu, Kiri Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 2019-ën, ku u vra me armë zjarri Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues në fshatin Sulaj. I riu, Novruz Cenalia sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë.

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Armand Xhelili, Kristaq Thano dhe Sokol Dema.

Shenim: Ndiqni te gjitha lajmet me poshte ne zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
U vra pas sherrit se kush kalon i pari rrugën, efektivi i “Shqiponjave” në Fier ishte martuar vetëm para një muaji

1715605112_novruzcenalia.jpg

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit.

I riu, sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa dyshohet se i riu është i armatosur.

Ora 17:56
Fier/ Në kërkim të vrasësit të efektivit të Shqiponjave, RENEA zhvendos kërkimet pranë zonës ku banon autori

 

Forcat RENEA janë zhvendosur në fshatin Havaleas, disa kilometra larg fshatit Sulaj, zonë ku banon Azgan Mernica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Nevruz Cenalia.

Ora 17:27
Vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier, Balla- autorit të krimit: Dorëzohu! Policia ta kapë 'një orë e më parë'

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Një apel pati dhe për policinë e shtetit që ta arrestojë 23 vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.

“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”.

Ora 16:46
VIDEOLAJM/ Vrasja e policit në Fier, efektivi vë duart në kokë, nuk i beson dot lajmit se kolegu i tij nuk jeton më

 

Një efektiv policie që duket se është kolegu i 28 vjeçarit të vrarë sot në fshatin Baltëz të Fierit nuk e fsheh dot tronditjen kur shkon në vendin e ngjarjes.

Ai ulet në gjunjë dhe nuk mund të shkojë afër vendit ku dhe ndodhet i vrarë  Novruz Cenalia

Ora 16:35
Vrasja e efektivit në Fier, policia kontrolle me dron për autorin! Dyshohet se është fshehur në fshatin Sulaj! Gjendet edhe makina

Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të 'Shqiponjave', Novruz Cenaliajt, mesditën e sotme në Fier.

Policia si dhe Forcat Renea, po kryejnë kontrolle me dron dhe me qen në fshatin Sulaj, vendi ku dyshohet se është fshehur autori.

Po ashtu është sekuestruar edhe makina e autorit, i cili e ka braktisur dhe më pas është larguar,

Ora 15:48
Vrau efektivin e policisë në Fier, vëllai autorit në burg për tentativë vrasje (Detaje)

Kiri Mërnica

Policia ka shpallur në kërkim Azgan Mërnicën si autor të vrasjes së efektivit të 'Shqiponjave' mesditën e sotme në Fier. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa policia ka sekuestruar makinën me të cilën ai u largua.

Vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ‘arrest shtëpie’.

Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. 

Ora 15:30
Vrasja e policit në Fier, burime: Shkak debati për kalimin në rrugë! 23-vjeçari e qëlloi efektivin me një plumb në kokë

1715606258_ffffff.jpg

Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme (13 maj) Fierin, ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se viktima ka qenë sot turni i 2-të dhe ka qenë duke shkuar në punën.

Me autorin Azgan Mërnica, i kanë fshatrat në vijë ajore 500 m larg. Ata të debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit për të kaluar në rrugë, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.

Burime bëjnë të ditur se polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron.

Ora 15:26
Vrasja e efektivit të 'Shqiponjave' në Fier, policia: Shpërblim 30 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin Azgan Mernica

1715606126_fieriiii.jpg

Foto: Polici i vrarë Novruz Cenalia dhe Azgan Mërnica (ne te majte) 

Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion në lidhje me 23-vjeçarin Azgan Mërnica i cili dyshohet se është autori i vrasjes së efektivit të policisë Novruz Cenalia.

‘Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.’- njofton policia.

Ora 15:24
Vrasja policit në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër! Shkak, dyshohet konflikti i çastit

 

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër. Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja tha se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

‘Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH

Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër.

Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit.’- tha Panganika.

Ora 14:56
Vrasja e policit në Fier/ I ati efektiv vite më parë kishte vrarë një person në Has (EMRI)

 

(Foto: Novruz Cenali, i vrare sot ne Fier, 13 maj 2024)

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi shumë vite më parë dyshohet se i ati edhe ai efektiv policie ka vrarë një person.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë në zonën e Hasit, ku dhe familja Cenalia ka jetuar më përpara. Dyshohet se babai i viktimës ka vrarë Sali Harhudhën në Has. 

Burime bëjnë me dije se efektivi asokohe nuk ka pasur përgjegjësi penale. Ai punon nënoficer, roje te salla.

Sakaq vetë drejtori i policisë, Lorenc Panganika, hodhi poshtë pistën e hakmarrjes, pasi tha se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Ora 14:49
Ekskluzive/ FOTO e autorit dhe policit 28 vjeçar të vrarë sot në Fier

1715606126_fieriiii.jpg

Foto: Asllan (Azgan) Mernica dhe Novruz Cenalia

Asllan (Azgan) Mernica dhe Novruz Cenalia

Report Tv siguron foton e autorit dhe të viktimës.

Ka qenë ora 13:15 kur Novruz Cenalia, polici i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, i veshur me uniformën e Policisë, po shkonte për të marrë shërbimin kur dhe ka ndodhur krimi.

Vrasja  ka ndodhur pak metra pranë spitalit 'Memorial' në Fier. Burimet bëjnë me dije se autori, është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica i cili mendohet se u largua me një makinë

Ora 14:41
Vritet polici në Fier, sekuestrohen kamerat e sigurisë! FNSH dhe policia postbllok në hyrje të Vlorës

 

Ndërkohë Shqiptarja.com dhe Report Tv ka siguruar pamjet kur ekspertët po sekuestrojnë kamerat, për të verifikuar pamjet që kanë filmuar. Pamjet mund të ndihmojnë në zbardhjen e autorit, dinamikën e ngjarjes dhe itenerarin që autori ka kryer pas vrasjes së efektivit Novruz Cenalia

Ora 14:36
Vrasja e policit në Fier, gjendet makina me të cilën është larguar autori! FNSH postblloqe në Vlorë

1715603892_fnsh.JPG

Foto: Polici i FNSH postobllok në Vlorë, 13 maj

Policia ka arritur që të gjejë makinën me të cilën është larguar autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenalia, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Makina është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, pra afër vendit të vrasjes. 

Ndërkohë, FNSH ka ngritur postblloqe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. Report Tv sjell edhe pamjet nga postblloqet e FNSH.

Ora 14:26
Vritet efektivi në Fier, babai i tij, Asllan Cenalia është polic, ishte në detyrë te salla operative

1715602892_Untitled1.jpg

Foto: Kufoma e Novruz Cenalia

Dy pista hetimi kryesore janë momentalisht pas vrasjes së policit 28 vjeçar.

E para ka të bëjë me një pistë hakmarrjeje. I ati i viktimës punon si polic në sallën operative në komisariatin e Fierit. Mësohet se disa vite më parë mendohet se ka kryer një vrasje dhe dyshohet se kjo ka lidhje me vrasjen.

Nuk përjashtohet as pista e vrasjes pas një sherri momental.

Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte në Fier.

Ora 14:14
Vritet polici në Fier, RENEA po kreh zonën, dyshohet se autori është afër, ja pista e parë e hetimit

 

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën pasi dyshohet se autori  vetëm 23 vjeçar nuk ka mundur të largohet më tej. Autori është identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. Dyshohet se vrasja ka si pistë hetimi një krim që babai i policit 28 vjeçar ka kryer vite më parë dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një hakmarrje.

Ora 14:13
Vrasja e policit, RENEA zbarkon në Fier! Blindon zonën

 

RENEA ka mbërritur në Fier pas vrasjes së policit Novruz Cenalia.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në fshatin Baltëz, ku RENA ka ‘blinduar’ zonën.

Ora 14:01
Identifikohet polici i vrarë në Fier, po shkonte për të marrë shërbimin

1715601232_ff9f9891ec624c0b87bf7ca58701fa2b.jpg

Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 13:15 minuta

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Novruz Cenalia, punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.