TIRANE- Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Parlament ka nisur sot diskutimet për disa ndryshime në ligjin Antimafia, 10192, i dt. 3.12.2009. Këto ndryshime vijojnë si pjesë e kërkesës së qeverisë për të shtuar paketën antikorrupsion.

Në nisje të seancës, Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar kalendarin e punimeve, ku përfshihet edhe projektbuxheti për rendin dhe mbrojtjen.

Gjatë seancës ka pasur diskutime mes anëtarëve të Komisionit sa i takon ndryshimeve të ligjit Antimafia.

Sipas Sterkaj, “ligji Antimafia ka pasur rezultat”, ndaj shtroin pyetjen se “pse duhen këto ndryshime”.

Në përgjigje, Luan Rama tha se “për të na shpjeguar ndryshimet duhet përfaqësim politik i ministrit në Komision”.
 
Ndërsa deputeti Flamur Noka shtron pyetjen “pse keni shtuar korrupsionin nga Prokuroria tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Krimeve të Rënda”.
 
Specialistët e Ministrisë së Drejtësisë të pranishëm në Komision i janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Lidhur me shqetësimet e ngritura për ndryshimet në ligj, specialistët thonë se “kërkohet vetëm ndryshimi i nenit 3, për të shtuar gjykimin e korrupsionit tek Krimet e Rënda. Nuk shtohen veprat penale, po ndryshojmë procedurën”.

“Tani na del sipas specialistit të Ministrisë së Drejtësisë se ky ligj nuk ka subjekt, ministra, kryetar gjykate, deputetë”, tha Luan Rama.
“Cili është qëllimi që dosjet t’i çojmë tek krimet e rënda. Kjo është demagogji. Nëse doni të dënoni korupsionin, ndryshoni dispozitat penale”, tha Patozi.
 
Ndërsa deputeti Taullant Balla tha se “në 23 qershor u angazhuam para qytetarëve, që korrupsionin ta vlerësonim si krim të rëndë. Ata që konsiderohen të koruptuar, veç dënimit penal, me këtë ndrysh konfiksohet dhe pasuria”.
 
Deputetët demokratë thonë se PD është e hapur për të luftuar korrupsionin, ndërs shtrojnë pyetjen nëse këto ndryshime kanë kosto në buxhët.

“Ka kosto në buxhet? Keni bërë shpikje për demagogji! Pasi ky model nuk është në asnjë vend europian”, tha deputetja Mesila Doda.
Sipas specialsitëve të Ministrisë së Drejtësisë këto ndryshime nuk kanë kosto, pasi nuk kërkohet shtim stafi.

Duke iu referuar shembjes së pallatit në Vlorë, pati replika mes deputetëve Balla e Noka.
 
Balla-Nokës: Ku i prisni kafet për pallatin. Ndërsa, deputeti Braho thorë “Flamur e ka fjalën për kompleksin “Jon”, Taulanti”.
 
Ndërkaq, pika e rendit të ditës për vrasjen e dy vëllezërve nga Devolli në Greqi u la për t’u diskutuar të hënën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)