TIRANE, 1 Dhjetor /ATSH/- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën dy projektligjet "Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna'a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna'a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan" dhe "Për ratifikimin e ndryshimit nr. 3 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës "Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme".
Deputetët e Komisionit u shprehën pro këtyre dy projektligjeve duke i votuar me vota unanime dhe duke i kaluar ligjet për votim në seancë plenare. e,xh//a.ke/












