"Komisioni i veshit" një muaj
afat hetim, drejtohet nga Kadilli

afat hetim, drejtohet nga Kadilli">
TIRANE - Komisioni hetimor që do të hetojë incidentin në Vjenë mes Ramës dhe Cekës do të jetë funskional për një muaj, ku gjatë kësaj periudhe të djathtët do të mbledhin prova për zbardhjen e tij dhe hartimin e një raporti që më pas do të hidhet në votim. Por sesa gjasa ka që mund të marrë jetë ky komision, ende nuk dihet, pasi në mes të muanit maj pritet shpërndarja e Parlamentit.

Parlameneti miratoi dje me 71 vota pro kërkesën e 36 deputetëve të PD për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e incidentit në Akademinë Politike në Vjenë, ku u përfshi kreu i PS, Edi Rama dhe diplomati shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka. Të djathtët sipas relacionit, do të kenë një muaj afat që të hetojnë dhe të përgatisin raportin e komisionit, gjë që përkon me mbylljen e punimeve të Kuvendit dhe pozicionimit të deputetëve në fushatën zgjedhore.

Por opozita jo vetëm e konteston këtë hetim parlamentar, duke gjetur parregullsi ligjore në kohën e ngritjes së komisionit, pasi Parlamentit i mbaron mandati dhe sipas socialistëve në 4 muajt e fundit nuk mund të ketë hetim. Për shumicën kjo pengesë konsiderohet e kapërcyer, duke iu referuar nenit kur për çështje të veçanta mund të ketë hetim. Ata që mundësuan plotësimin e 71 votave ishin pikërisht 3 ish-socialistët e larguar nga grupi parlamentar i majtë, Kastriot Islami, Asllan Dogjani si dhe Gjovalin Kadeli.

Nga e djathta mungoi deputetja Lajla Pernaska. Deputetët PS, LSI e Dule i PBDNJ nuk ishin të pranishme në sallë. Kryetarja e Parlamenti Jozefina Topalli tha se objekt hetimor do të jetë zbardhja e plotë e këtij "akti të shëmtuar" siç e cilësoi ajo.

AFATI
Sipas relacionit të këtij vendimi, komisioni hetimor do të ketë afat një muaj, do të përbëhet nga 9 anëtarë dhe do të kryesohet nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli. Ndërkohë që kryeparlamentarja bëri apel edhe për praninë e anëtarëve të majtë, nga ku janë përcaktuar 4 vende për ata, ku njëri do të zgjidhet nënkryetari i komisionit hetimor.

RUÇI
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi në një prononcim për Tv A1 REPORT e quajti vendimarrjen të kundraligjshme. "Vendimmarrja është e kundraligjshme. Vendimet nuk mund të merren brenda 2 tre ditësh. Sipas rregullores së Kuvendit duhen të paktën 15 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën dhe për ta futur në rend dite. Axhendën e Kuvendit nuk mund ta bëjë PD-ja”- tha Ruçi.

GAZETA AUSTRIAKE:

Sipas gazetës austriake “Der Standars” gjithçka ndodhi në aktivitetin që titullohej “Shqipëria - formësimi i të ardhmes”, ku i ftuar ishte shefi i PS në Shqipëri, Edi Rama. Ndërkohë që shpjegohet dhe incidenti. Sipas Cekës  "ai zgjati dorën e djathtë mbi anën e majtë të kokës time, shtrëngoi grushtin dhe më kapi një pjesë të flokëve dhe veshin. Nuk është se më dhembi, por ishte një kalim kufijsh”.

NENI 24 KOMISIONET E POSACME
1.Kuvendi mund të vendosë krijimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin dhe përgatitjen e nismave ligjvënëse, si dhe për çështje të një rëndësie të veçantë.
2.Propozimi për krijimin e komisionit të posaçëm mund të bëhet nga Kryetari i Kuvendit, nga një komision i përhershëm ose nga të paktën 7 deputetë. Kryetari i Kuvendit, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, thërret Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar rreth kërkesës për ngritjen e komisionit të posaçëm.
3. Kuvendi, brenda 2 javëve nga diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, përcakton sipas propozimit të Konferencës detyrat, numrin, përbërjen dhe afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
4. Rregullat procedurale, të përcaktuara në nenet 32-41 të kësaj Rregulloreje, zbatohen edhe për komisionet e posaçme, me përjashtim të rastit kur në vendimin e krijimit të tyre përcaktohet ndryshe.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!