Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD përfundon fazën e parë të 'filtrimit', kandidatët potencialë 5 ditë kohë për vetdeklarimin

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD përfundon fazën e parë të 'filtrimit', kandidatët potencialë 5 ditë kohë për vetdeklarimin

Komisioni i Vlerësimit të Kandidateve në Partinë Demokratike që do të bëjë filtrimin e kandidaturave të propozuara nga baza është gati në përfundimin e  fazës së parë të punës. Në këtë fazë ata kanë përzgjedhur emrat (rreth 1000 të tillë), të cilët kanë marrë pëlqimin e Komisionit në lidhje me kontributin në parti, por edhe figurën e tyre në jetën publike. Këta kandidatë potencialë do të plotësojnë brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit me email se kanë kaluar në fazën tjetër të përzgjedhjes, formularin e vetdeklarimit që përmban të dhëna të detajuara në lidhje me jetën shkollimin, pasurinë, pastërtinë e figurës.

Burime për "Report Tv" pohuan se formulari i vetdeklarimit i është dërguar deri tani kandidateve potencialë që kaluan fazën e parë të filtrimit nga Komisioni në qaqe si Berati, Durrësi, Kruja, Tropoja, Dibra etj.

Ndërkohë që burimet thanë se nuk ka përfunduar plotësisht puna në qarkun e Tiranës. Pasi këto kandidatë të plotësojnë formularin, Komisioni i Vlerësimit do të bëjë sërish verifikimin e tyre, për të cilën mund të kërkojë edhe ndihmën e institucioneve shtetërore, kryesisht për të dhëna që lidhen me pastërtinë e figurës dhe pasurinë. Formularin nuk do ta plotësojnë ish-deputetët apo kryetarët e bashkive që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit e njëjtë po ashtu, edhe kupola e Partisë Demokratike, kryetari, nënkryetarët, Sekretari i përgjithshëm dhe ish kryeministrat ndër vite. 25 gushti ishte dita e fundit kur komisioni do të përmbyllte fazën e parë.

Nga filtrimi i dytë që do të bëjë në bazë të formularit të vetdeklarimit, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave do të ketë gati listën përfundimtare të emrave të kandidatëve potencialë, të cilët do ia dërgojë sërish bazës për votim në 15 shtator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 26/08/2020 13:47

    Po Flamur Herman Geringu, Strazua, Paloqja, Klevis krrici o Faros , Enkeled Alibajga a thua e kane kaluar fazen e pare, kesaj radhe se besoj se do futen bandite molotovi ne lista.

    Përgjigju
  • agim: 25/08/2020 23:14

    PO Lulushit a i keni derguar formular per pasurine,po atyre rreth Lulusshit Paloqes e Nokes me kompani,po Xeni ku futet eetj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës