Biberaj për Report Tv: PD në qeveri bashkë me aleatët! Do zgjedhim emrat që na sjellin fitoren

TIRANË- Kur është futur në një fazë delikate të përzgjedhjes së kandidatëve, Partia Demokratike tashmë i ka besuar pesëshes së Komisionit të Vlerësimit fatin e emrave të propozuar  nga baza për t’u futur në garën elektorale. Ish-kritikë të lëvizjeve politike të Lulzim Bashës, ish-ministra dhe mbajtës postesh të rëndësishme në qeverinë Berisha dhe zëra kundër të qeverisë Rama, Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafai, Mark Marku dhe pedagogia Enriketa Papa janë shpresa e demokratëve për të përzgjedhur ata që mund t’i sigurojnë fitore të djathtëve. Kështu e sheh edhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj armatën që do të seleksionojë të duhurit për garë elektorale.

“Ky është edhe misioni i Ekipit të Vlerësimit. Për të bërë një listë të kandidatëve që do të shkojnë te anëtarësia të shkojë pjesa më e pëlqyer, më me kontribute dhe lista që do të na bëjë fitues sepse garën e kemi me Rilindjen", tha ai.

Do të nisin fushatën në shtator, por ndonëse Kodi i Ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese do të kërkojnë kohë për  mbajtjen e zgjedhjeve, demokratët shpresojnë në mrekulli, për të shkuar edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kurdo që të mbahen ato, Aleksandër Biberaj është optimist për një fitore spektakolare.

“Situata është shumë e agravuar. Vendi ndodhet pa qeverisje, ka mundësi edhe për zgjedhje të parakohshme, ne do të jemi gati për të gjitha alternativat, qoftë për zgjedhje të përgjithshme, qoftë për ato vendore. Në shtator siç e tha Basha nisim fushatën, të cilën brenda strukturave e kemi nisur që në 25 qershor. Por në shtator do të nisim fushatën ballore, me elektoratin, për të siguruar një fitore spektakolare”, shtoi Biberaj.

Edhe pse kryedemokrati Lulzim Basha i qëndron fomulës aktuale të koalicioneve me lista të ndara kandidatësh për deputetë mes PD dhe partive aleate të saj,  Aleksandër Biberaj nuk e përjashton garën me një listë unike të opozitës së Bashkuar.

“Është mision mbarëkombërtar bashkimi i opozitës. Siç kemi qenë në opozitë të bashkuar të jemi edhe në qeverisje. Do të mirëprisja çdo bashkim vullnetesh dhe strategjish për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e ardhshme", tha ai. 

E nëse nuk ndodh kjo, Partia Demokratike do të ngushëllojë aleatët me premtimin për poste qeveritare.

 “Aleatët do t'i respektojmë në opozitë, fitore dhe qeverisje”, përfundoi Biberaj. Ky komision u mblodh sërish ditën e sotme në selinë blu për t'u njohur më gjerësisht me dosjet që përmbajnë emrat e të propozuarve në 12 qarqe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 05/08/2020 22:58

    Emrat nuk ju bajne pune o biber kur dihet se kushdoçoft qe "zgjedhjet" nga basha duhet ti ploteson disa kishte,nder kryesorin te jeté mafioz dhe kriminel nese ti biber i ke kto dy vese mund te jeshe ne liste por shqiptaret nuk behen te gjithe kriminel e ta votojne PD kur e dijne se prap dy kriminel do sundojne, ti do besh vetem ate qe te urdherojne.

    Përgjigju
  • Vicifoli: 05/08/2020 20:09

    I pari ne liste duhet me jen Flamur Noka Kryeministri i duhue per Shqipnin

    Përgjigju
  • Pse: 05/08/2020 19:54

    Zoteria sikur ishte kunder Bashes ca kohe. Apo i hodhi nje kocke dhe vrap ne rresht dhe ideali u rindez? Je i pa-besueshem, zoti Biberaj. Jeni bo si makina e korrombulume rende ku shoferi mbledh pjeset me idene qe do e ngjisi.

    Përgjigju
  • Tosi: 05/08/2020 19:09

    Po vagabondin Muli horri me shishe molotovi para deres se kryeministrise a do e futni ne liste. I takon, kudo ku ka molotov si tek kabinat e tarifes tek rruga e kombit, tek drejtoria policise Tirane kur hyri me force si bandit,tek kryqezimi i Milotit kur bllokoi trafikun ,kudo ka qene krenaria e molotovit ne Shqiperi Muli kryegangsteri i pd leshelis.

    Përgjigju
  • Bobi: 05/08/2020 17:55

    Nuk gjetet djem dhe vajza te reja qe i keni me shumice, por vareni tek njerez te provuar e sprovuar qe e kane derguar PD- në në kete gjendje. Pa merak se të veshtire e keni fitimin e besimit te popullit. Per hajr ju qofte martesa e re me kurven e vjeter.

    Përgjigju
  • LORA: 05/08/2020 16:23

    Po ish-presidentin "horr bulevardi" e keni ne liste mo biber? Apo keni kohe te ftilloheni me lista-pas-listash deri ne maj 2021!!!! Ju keni damken permanente te bandes kusaro-kriminale tri-dekadeshe,,, me cfardo listash qe do thurni.

    Përgjigju
  • Karabusji: 05/08/2020 15:40

    Po ate te Noc Rrokut do e perzgjidhni mi Biber e kripe?

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 05/08/2020 15:20

    Zgjidhni kë të doni, ata janë të zgjedhurit e partisë së degraduar, e udhehequr nga vrasës, hajdutë me damkē dhe antishqiptarë, ata janē tē partisë sē plaçkitjes së atdheut, të asaj që e shkatërroi nga themelet e i vuri zjarrin cep më cep, ajo është partia që vodhi popullin me anë të firmave piramidale, ajo është partia e Gërdecit dhe e vrasjeve në bulevard, ajo është partia e skandaleve dhe e vjedhjes sistematike të votave, ajo është partia e rrëmbimeve, e masakrimit të kundërshtarëve politike, e zhdukjes pa nam e nishan e atyre që kishin fakte të dokumentuara për bashkëpunimin e udhëheqësve të saj me fqinjēt grabitqarë të trojeve shqiptare për t'ua falur atyre Shqipërinë pjesë-pjesë, ajo është partia e faljes së territoreve shqiptare Greqisë e Serbisë; ata që do të pranojnë të zgjidhen për atë parti, cilëtdo qofshin, do të jenë përfaqësues e bartës të të keqes së atdheut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin