Pavarësisht qëndrimit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni Hetimor do vazhdojë punën për shkarkimin e presidentit Meta. “Pa diskutim që po, kemi një komision hetimor, jemi brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi i Shqipërisë, në përfundim të administrimit të raportit të komisionit të Venecias do të thërrasim Komisionin Hetimor”, u shpreh Shameti.
Interpretimi i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i arsyeshëm thuhet në raport ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur një sërë mangësish deri tek vendimet që Venecia i quan “të diskutueshme”. Por deputeti Adnor Shameti mendon se duhet ti qëndrohet vetëm variantit përfundimtar.
“Qëndrimi grupit tonë parlamentar ka qenë i qartë që duhet të presim variantin përfundimtar të komisionit të Venecias pastaj të bëjmë komentet tona. Edhe Komisioni Hetimor për hetimin e veprimeve të Presidentit, ju siguroj se pasi të kemi administruar në formatin përfundimtar të Komisionit të Venecias do mbajmë dhe qëndrimin tone”, tha deputeti i PS.
Deputeti i PS shprehet se nuk ka qenë dakord për shtimin e objektit të hetimit, ndonëse u propozua nga shumica qeverisëse. “Unë si anëtar i Komisionit Hetimor kam qenë i qartë e kam parë si shtesë të panevojshme megjithëse vendosëm të ishim transparent, ndërsa me pjesën e parë jam i qartë për qëndrimin që duhet të mbajë komision”, shtoi Shameti. Dekreti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në një 'mollë sherri' mes Kuvendit dhe Presidencës, aq sa shkoi për opinion në Komisionin e Venecias. Kjo e fundit pritet të thotë fjalën përfundimtare më 22 mars.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.5%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
21 Shkurt, 18:22
-
Nuk e lejuan që të takohej me drejtuesit e PL te 313-ta, Meta akuza: Ndalimi i vizitave s’më pengon do të udhëheq partinë tek fitorja! Narkoshteti më rrëmbeu
21 Shkurt, 16:49
-
Haxhinasto, Blushi dhe Xhixho shkojnë të takojnë Metën tek 313-ta, u refuzohet takimi, Vasili: Narkoshteti problem ka presidentin e PL-së
21 Shkurt, 12:21
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Shtyhet seanca e pajtimit, Monika nuk paraqitet! Meta në burg
21 Shkurt, 10:11
-
FOTO-LAJM/ Kreu i Partisë së Lirisë firmos kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 11 Majit si Ilir Metaj
20 Shkurt, 16:15
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
-
Skënder Minxhozi: Kur Rama e Berisha lenë takim tek kangjellat e SPAK!
19 Shkurt, 19:59
-
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
19 Shkurt, 19:28
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10