Në fjalën e tij Bufi, e cilësoi reformën territoriale si një reformim tërësor, ndërsa shtoi se reformimi nuk do të prekë Kushtetutën.
“Ne propozojmë që qeverisja vendore të jetë në 2 nivele. Niveli i parë bashkia për zhvillimin urban, dhe niveli i dytë qarku për zhvillimin e territorit. Duke e parë në kontekstin aktual, nga riorganizimi nuk preket Kushtetuta. Ne propozojmë që në të gjithë territorin të krijohen 88 bashki. E quajmë bashki por do jenë të përfshira edhe komunat.” u shpreh Bufi
Duke folur për qarqet, Bufi tha se është për një riorganizim të tyre duke sjellë një zvogëlim të numrit të qarqeve, për të siguruar zhvillimi ekonomik.
“Ne mbetemi në mendimin se qarqet duhet të riorganizohen. Ne jemi për një zvogëlim të numrit të tyre, për të siguruar prioritetin e zhvillimin ekonomik të tyre. Ne propozojmë që vendi të ketë 5 qarqe, Shkodër-Lezhë-Kukës, |Dibër-Tiranë-Durrës, Fier-Berat, Vlorë-Sarandë-Gjirokastër, Elbasan-Korçë.” tha Bufi
Ndërkohë me fillimin e mbledhjes bashkëkryetari Bashkim Fino tha se komisioni do të vijojë seancat dëgjimore deri më 15 mbaj, ndërsa shtoi se në këtë datë ministri Bledi Çuçi do të prezantojë variantet paraprake.
Në mbledhjen e mbasdites të Komisionit, në senacën dëgjimore me Shoqërinë Civile, Albana Dhimitri tha se “Kjo reformë është e nevojshme. Decentralizimi është peng i frangmentarizimit. Qeverisjet vendore kanë tendencë për të performuar më mirë”.
Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)
