Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese/ Kërkohen amendime për buxhetin 2025! Agron Duka: Fermerët të subvencionohen për primin

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese/ Kërkohen amendime për buxhetin 2025! Agron Duka: Fermerët të subvencionohen për primin

TIRANË - Sot u mblodh Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kuvendin e Shqipërisë. Anëtarët e Komisionit diskutuan mbi disa amendime për project buxhetin e shtetit për vitin 2025 të miratuar dy ditë më parë në parlament me 75 vota pro.

Vetëm deputeti socialiste Laert Duraj kishte propozime për amendim me shkrim të cilën e lexoi në Komision.

Shqyrtim nen për nen dhe miratim i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

Laert Duraj (relator): Ka rritje buxheti për secilën prej ministrive, Infrastrukturën dhe Energjinë, Bujqësinë, Turizmin dhe Mjedisin

Ministria e Turizmit kërkon një rregullim të brendshëm buxhetor për rishpërndarjen e transfertave të pakushtëzuara për mbetjet për bashkitë e qarkut të Gjirokastrës dhe Elbasanit, që t’i përgjigjen numrit të popullsisë dhe rritjes së turizmit

Të zvogëlohet buxheti për menaxhimin e mbetjeve urbane për bashkitë Cërrik me 1.897 mln lekë, Peqin 5.733 mln lekë Rrogozhinë 2.295 mln lekë , Dropull 8.279  mln lekë kelcyrë, 10.038 mln lekë Memaliaj 2.733 mln lekë, dhe kjo shumë të kalojë në Elbasan 9.925 mln lekë, Gjirokastër 3.674 mln lekë, Libohovë 0.376 mln lekë dhe Përmet 16.99 mln lekë.

Propozoj mbështetjen e kësaj kërkesë duke qenë se menaxhimi i mbetjeve në bashkinë Gjirokastër dhe Elbasan nuk mund të përballohet se numri i turistëve është i madh

Kemi kërkesë edhe për bashkinë Konispol, e cila kërkon financimin e 7 km rrugë “Ninat Janjar”, në vlerën 98 mln lekë me TVSH, mund të merret në konsideratë edhe e ndarë në dy vite

-Amendamentet kalojnë me votim në komisionin përgjegjës.

Deputeti democrat Luan Baçi u shpreh në fjalën e tij u shpreh se ka kërkuar që të pezullohen pagesat buxhetore për kontratën e inceneratorit të Tiranës.

'Kam një kërkesë për ndryshim, nisur nga PPP të cilat kanë rezultuar me shkelje dhe një pjesë e mirë e tyre janë në hetim. Nisur nga PPP për inceneratorin e Tiranës që është në hetim dhe që nuk ekziston propozoj të pezullohen pagesat buxhetore për këtë kontratë koncensionare dhe të mos kalojë asnjë qindarkë në fondet e kursyera nga 2025-a, janë 1.3 miliardë lekë,  të kalojnë për të rritur ndihmën ekonomike të 62 mijë familjeve që trajtohen me skemë sociale', thotë Baçi.

Ndërsa demokrati Fadil Nasufi propozoi që të futet në buxhet projekti i Bypass-it të Beratit.

'Kërkoj të futet në buxhet të ministrisë së Infrastrukturës propozimi për projektin e Bypass të Beratit, 4 buxheti që nuk futet për hartimin e projektit, pa lërë pastaj për financimin.'

Socialisti Baftjar Zeqaj shprehet se ka propozuar për një mjet kullimi në zonën e Roskovecit.

'Kam propozuar për një mjet kullimi në zonën e Roskovecit. Ka 8 mijë hektarë tokë nën nivelin e detit, e kam theksuar 3 vjet që duhet një mjet kullimi. Rruga e Apolonisë është e shkatërruar, dhe në raportet që kemi lexuar është seti i tretë për nga fluksi i turizmit.'

Socialisti tjetër Ismet Beqiraj ka kërkuar rikonstruksionin e rrjetit vaditës ekzistues në Mallakastër.

'Duhet mbrojtja e fushës të njësisë administrative Hekal, Mollaj Rromës, do panele mbrojtëse se Vjosa po e kafshon vit për vit dhe po ikin dhjetëra hektarë tokë. Së dyti, Mallakastra në të gjithë sipërfaqet bujqësore nuk ka asnjë sipërfaqe nën ujë. Kjo fushë ka që para viteve ’90 dhe deri në vitet 2005 është vaditur, kërkon vetëm riksonstruksion të rrjetit vaditës ekzistues, nuk janë pak por 700 hektarë tokë.'

Agron Duka ngriti zërin që të rriten subvencionet për fermerët.

'Gjykoj se nëse merremi me vepra të zonave, nuk do mbarojmë ndonjëherë dhe nuk e di a ka kohë të realizohen këto? Njëri me një kanal tjetri me një fushë. Ne na ka dalë goja mbrapa, të shtohet fondi për subvencionet direkte, nga 44 që është të shkojë 100 milionë. Nga ana tjetër, sigurimi i fermave, e ka kaluar 12 vjet që në fushatë 2013 kur PS ka marrë angazhimin që fermerët t’i sigurojnë prodhimet e tyre, por e kanë të vështirë se është sektor me risk. Duhet të subvencionohen për primin, dhe askush s’na ka marrë parasysh.

Pa kanale kemi plot, kanali i ujërave të zeza në Golem ka qëkur kam lindur unë, vijnë ujerat e zeza dhe në det,  Unë flas parimisht se po u morëm me probleme të zonave tona ne nuk mbarojmë ndonjëherë.'

Së fundmi kreu i komisionit Arben Pëllumbi u bëri thirrje deputetëve që propozimet e tyre t’i bëjnë me shkrim në Komision apo në seancën plenare.

'Vetëm Laert Duraj i ka amendamentet me shkrim, sugjeroj ti paraqisni pranë komisionit të ekonomisë, ose direkt në seancë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?