Komisioni për 'Zgjedhoren' drejt përfundimit, Damian Gjiknuri thërret mbledhjen e Këshillit Politik! Ja çfarë propozon

Komisioni për 'Zgjedhoren' drejt përfundimit, Damian Gjiknuri thërret mbledhjen e Këshillit Politik! Ja çfarë propozon

Ndërkohë që 30 qershori, afati për përfundimin e Komisionit të Posaçëm të Refromës Zgjedhore po afron, bashkëkryetari Damian Gjiknuri  ka kërkuar mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik më datën 24 Qershor, ora 17:00.

Gjiknuri ka kërkuar që të sillen propozime të shkruara paraprakisht për çdo heshtje të mbetur pezull, me synim që ditën e nesërme bashkë me zgjidhjen ligjore për mekanizmin e përzgjedhjes se anëtareve të KQZ të marrë miratimin e gjithë paketa e amendimeve në Kodin Zgjedhor.

Kjo sipas Gjiknurit do t'i lejonte me pas Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore që të avancoje me procedurat e brendshme përpara skadimit te afatit.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se brenda kësaj jave do të mbyllen të gjitha detajet për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe me dakordësi apo jo ato do i dorëzohen komisionit të reformës zgjedhore para 30 qershorit, ku përfundon dhe afati i punës së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë