Ndërkohë që për mandatin e kryeprokurorit PS mbetet e hapur për diskutim
Partia Demorkatike ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë komsion ku e pranishme eshte edhe ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin e cila është parë mëngjesin e kësaj të premteje në kryesinë e Kuvendit.
Pas zhbllokimit të ngërcit të krijuar prej PD që lidhej me plotësimin e kërkesave për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli dhe miratimin e hetimit parlamentar për kompaninë CEZ demokratët janë të pransihëm në sallë.
Dy ditë më parë, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, njoftoi thirrjen e komisionit, pasi sic tha ai, reforma është në hapat e saj të fundit dhe kërkon një përgjigje në përputhje me interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Xhafaj i bëri thirrje opozitës që para interesave politike të ditës, duhet të prevaloje interesi i qytetarëve dhe e ardhmja evropiane e vendit.
Pas dakortësisë së arritur javën e fundit të marsit për disa çështje të rëndësishme, si Byronë Kombëtare të Hetimit, Këshillin e Emërimeve apo Tribunalin Disiplinor, pritej dhe finalizimi i çështjeve të mbetura pa konsensus, për reformën më të rëndësishme, e konsideruar ‘kyçe’ për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Çështjet që pitet të diskutohen ne Komision
Cështjet politike që përbëjnë shqetësimet kryesore të opozitës dhe per te cilat kerkohet dialog politik (pra, Komisioni Venecias shprehet se jane me shume ceshtje politike, sesa ligjore, qe nenkupton se kerkohet dialog politik dhe ia lene ligjvenesit dhe jo eksperteve), jane si me poshte:
1. EKZISTENCA DHE FUNKSIONIN E KËSHILLIT PËR EMËRIMET NË DREJTËSI.
Ne mbështesim tërësisht shqetësimin që një organ shumë i vogël elitar, të vendoset në një pozicion kaq shumë të fuqishëm.
Përbërja e propozuar e KED krijon konflikt të dukshëm interesi.
Të gjithë anëtarët e KED janë aktualisht në detyrë dhe të identifikueshëm, me emra dhe mbiemra, prandaj edhe përbërja krijon mundësi për manipulime politike. Një situatë e tillë është e papranueshme, sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të hartohet me “listë emërore bashkëlidhur”!
2. SKEMA INSTITUCIONALE E PROPOZUAR DHE PROCESII E EMËRIMIT TË FUNKSIONARËVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË
Komisioni i Venecias, është shprehur se është i përgatitur për ta pranuar këtë skemë, mirëpo qartësisht shprehet se kjo është një cështje që duhet të shqyrtohet nga ligjvënësi kombëtar. I takon ligjvënësit kombëtar që të hartojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave.
Ne gjykojme se zgjedhjet organizative ..., me shumë organe që kontrollojnë njëri-tjetrin në një sistem të ndërlikuar kontrollesh dhe balancash krijojne nje .. skemë te komplikuar institucionale, që mund të ketë një pasojë të pasynuar: krijon një atmosferë mosbesimi ... Arkitektura e sistemit nuk garanton as pavarsine dhe balancen mes pushtetetve dhe po ashtu nuk lufton korporatizimin brenda sistemit te drejtesise.
Struktura institucionale, duhet të vlerësohet nga ligjvenesi, pra nga politika. Eshte e nevojshme dakordesia ne lidhje me arkitekturen e sistemit, kontrollin dhe balancat mes institucioneve.
3.
ME EKZISTENCA E GJYKATËS SË LARTË ADMINISTRATIVE (2 GJYKATAVE TË LARTA), SI DHE
PRURJA JASHTË SISTEMIT GJYQËSOR NË GJYKATËN E LARTË.
Shqipëria nuk ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare për të ngritur një gjykatë të re të lartë, qoftë edhe në vitin 2020. Ne vlerësojmë se qëllimi i “mirë” i këtij parashikimi arrihet plotësisht me legjislacionin ekzistues, sipas të cilët pranë Gjykatës së Lartë është ngritur Kolegji Administrativ.
Ne vlerësojmë se ngritja e GjLA nuk është çështje standardi minimal për drejtësinë administrative, por është çështje e oportunitetit politik, e lidhur ngushtë me zhvillimin shoqëror dhe institucional të një vendi.
Depolitizimi tërësor i GjL dhe fakti se emërimi i gjyqtarëve të kësaj gjykate do të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e bën të paarsyeshëm emërimin si gjyqtar të individëve jashtë sistemit gjyqësor.
Emërimi i gjyqtarëve nga kandidatë jashtë sistemit dhe pa patur lidhje me gjyqësorin bie ndesh me një prej ideve themelore të Reformës, që është shndërrimi i Gjykatës së Lartë në gjykatë karriere.
4. FUQIZIMI I HETIMIT PENAL NGA PROKURORIA DHE NGRITJA E STRUKTURAVE HETIMORE (BKH) VETËM NËN VARËSINË E PROKURORISË. TË SAKTËSOHET MODELI I NDJEKJES PENALE.
Nga drafti i mazhorancës krijohet perceptimi se ndjekja penale dhe hetimi ndahen në dy organe të ndryshme (e para tek Prokuroria e Posaçme, ndërsa e dyta tek Njësia e Posaçme). Një përcaktim i tillë mendojmë se është konfuz, sepse të krijon përshtyjen se hetimi nuk është pjesë e ndjekjes penale dhe nuk ndjek të njëjtën linjë me organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.
Strukturat hetimore duhet të jenë vetëm nën varësinë e organit të prokurorisë, dhe të mos i nënshtrohen asnjë drejtimi të jashtëm.
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e cila do te hetoje qeveritaret sipas modelit te Rilindjes ishte qe do varej nga Qeveria, Ministria e Brendeshme. Nese do na kishin degjuar para 2 viteve, qe BKH qe do hetonte korrupsionin mos e kishte MB, pra mos e kishin nen kontroll qeveria, atehere nuk kishte pse te shkonim ne GJK. Nuk kishim pse e conim vjet ne Venecia por ta kishim ngritur ne Shtator. JO thane e duam nen vehte, se e hetojme me mire korrupsionin vete. Foli Venezia ne Dhjetor. Nuk kishim as pse prisnim deri tani ne Mars, nese do bindeshin per te mos e patur nen vehte. E thote serish Venezia, BKH jo nen qeverine, por te jete e pavarur.
5. NDËRPRERJA E MANDATEVE TË ORGANEVE KUSHTETUESE EKZISTUESE.
Komisioni i Venecias rikonfimojë se i duket e paarsyeshme ndërprerja e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)