Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
takim me të rinjët e verbër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,<br />takim me të rinjët e verbër<br>
Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur në takim të rinjtë e Forumit të të Rinjve të Verbër të Shqipërisë. Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit dhe kishte për qëllim diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të tyre për përballjen e sfidave të votuesve të verbër në procesin e votimit.

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi,  duke i uruar mirëseardhjen të rinjve, i përgëzoi ata për iniciativën e ndërmarrë,  dhe i siguroi se angazhimi i tyre qytetar do të këtë mbështetjen e vazhdueshme të KQZ-së, e cila mbetet e përkushtuar për shmangien e pengesave për personat me aftësi ndryshe në procesin e votimit.

Nga ana e tij, zëvëndësambasadori i Prezencës së OSBE-së, Robert Willton, i pranishëm në takim, theksoi mbështetjen për të rinjtë, të cilët i janë dedikuar kauzës së të rinjve të verbër në Shqipëri.
Temat kryesore që u diskutuan ishin; aksesushmëria e zgjedhësve që nuk shikojnë përgjatë procesit të votimit, si në informim, në procesin e trajnimit të komisionerëve të Qendrave të Votimit, dhe ushtrimi i të drejtës së votës në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes mjetit të posaçëm maskës me alfabetin braille.

Të rinjtë falenderuan prezencën e OSBE-së për mbështetjen e dhënë, KQZ-në për punën e bërë për zgjedhësit më aftësi të kufizuara në përgjithësi, dhe në mënyrë specifike për zgjedhësit që nuk shikojnë. Të rinjtë evidentuan se nga zgjedhjet 2005, kur për herë të parë KQZ prodhoi maskën me alfabetin braille, proceset zgjedhore në vijim kanë shënuar progres të dukshëm për krijimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuar.

Në dy proceset e fundit zgjedhore, 2015 dhe 2017, megjithë sfidën e kohës së kufizuar në dispozicion nga miratimi i përmbajtjes së fletës së votimit e deri në prodhimin e saj, KQZ ka arritur të pajisë çdo qendër votimi me maskën me alfabetin braille.

Trajnimi i komisionerëve, informimi  dhe trajnimi i  zgjedhësve qe nuk shikojnë për mënyrën e përdorimit të  këtij mjeti, mbeten sfida për përballjen e të cilave KQZ dhe të rinjtë u angazhuan për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Sesioni i bashkëbisedimit i zhvilluar sot, vjen si rrjedhojë e trajnimit  të përbashkët KQZ-OSBE për votuesit për herë të parë, të rinjtë e verbër në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në kuadër të këtij trajnimi të mbështetur nga OSBE dhe KQZ, u krijua Forumi i të Rinjve të Verbër të Shqipërisë me qëllim strukturimin në të gjithë vendin dhe në mënyrë që të punojë për rritjen e pjesëmarrjes dhe integrimit shoqëror të të rinjve me probleme në shikim.

Gjatë ditës së zgjedhjeve të 25 qershorit, pjesëtarët e forumit të të rinjve të verbër me vetë-iniciativë vëzhguan procesin dhe mblodhën informacion nga votuesit me probleme në shikim në lidhje me perceptimet e tyre për aksesin që patën në proçesin zgjedhor si votues të verbër, disa prej tyre, si votues për herë të parë.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC