Komisioni Zgjedhor në Serbi hedh poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Komisioni Zgjedhor në Serbi hedh poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve

Mbështetësit e opozitës gjatë një proteste në Beograd

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesën e koalicionit opozitar "Serbia kundër dhunës" (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.

Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm".

Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.

Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës" akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.

Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë