TIRANE-Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle do të mbërrijë të hënën në Tiranë për të zhvilluar disa takime, vetëm pak ditë përpara se Brukseli të shprehet nëse Shqipëria do ta marr statusin e vendit kandidat apo jo. Fyle brenda një muaji ka zbritur dy herë në Tiranën zyrtare për të parë vijueshmërinë e situatës. Kjo mesa duket edhe për të tërhequr veshin forcave politike për të pasur më shumë konsensus mes tyre. Përtej integrimit, ende nuk është bërë e qartë axhenda e Fyles në Tiranë. Përveç kryeministrit Edi Rama, Fyle pritet të takohet edhe me ministren e Integrimit Klajda Gjosha por edhe me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)





