Komiteti Ekzekutiv i FSHF merr vendime, injoron gjykatën

Nuk është njohur akoma ligjërisht, por Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas asaj të 21 shkurtit. Siç dihet, Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar Asamblenë zgjedhore të FSHF, çka do të thotë se Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv janë të ngrirë dhe nuk mund të bëjnë veprime ose të marrin vendime, vetëm kur kemi të bëjmë me ato bazike, që kryesisht janë pagat e administratës dhe të komisioneve përkatëse, përfshi edhe grumbullimet e ekipeve kombëtare.

Por duket se presidenti Armand Duka dhe Komiteti Ekzekutiv nuk duan t’ia dinë për Gjykatat dhe kanë vijuar të mblidhen, madje duke marrë vendime për plotësimin e Komisioneve të Përhershme me anëtarët përkatës. Në mbledhjen e fundit, çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv do të mbikqyr nga një komision, apo sektor, duke nisur që nga Garat, ekipet kombëtare, arbitrimi, futbolli amator, futbolli për fëmijët, ana juridike dhe e licencimit, për të përfunduar me komunikim e marketing.  

Pra, edhe pse presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv nuk janë ende legjitimë, në FSHF çdo gjë kalon në dorën e tyre, edhe pse Gjykata akoma nuk ua ka dhënë të drejtën të marrin vendime. Çështja e zgjedhjeve të FSHF është edhe në Gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, ankimuar nga kandidati Bashkim Fino, i cili para pak kohësh u shpreh se drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar për momentin nuk mund të marrin vendime. Mbetet për t’u parë hapi i radhës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • te: 16/04/2018 00:10

    Ndjeket penalisht çdo anetare dhe presidenti i pa ligjshem qe bleu shoqatat per tu bo president per te 5here,gjykata urgjentish duhet te meret me keto paliaço qe dojne te mbajne vendin me zori.

    Përgjigju
  • Unë: 15/04/2018 21:04

    Nuk e kuptoj përse duhet gjykata të mbajë regjistrin e OJF-ve dhe mos e mbajë QKB-ja. Edhe informacionin kushto mund ta marri online në QKB ndërsa në gjykatë duhet të silles vërdallë për ditë të tëra.!!!!!

    Përgjigju
  • Unë: 15/04/2018 20:57

    Ore njerëz nuk njeh apo nuk njeh gjykata asambletë, komitetet ekzekutive të FSHF apo organizatave të tjera jofotimprurëse. Gjykata është institucioni që mban regjistrin e OJF-ve dhe bën vetëm regjistrimin dhe depozitimin e akteve të këtyre organizatave (një prej tyre është edhe FSHF).Sigurisht që FSHF do vazhdojë punën normalisht derisa gjyqtarit të zhdrejtësisë ti mbushet mendja të pranojë dokumentat. Kanë shumë punë këta gjyqtarët tanë, nuk po marrin dot frymë nga korrupsioni. (jo se FSHF është më mirë jo, por këtu ska faj). Kur të vendosi CAS-i për B.Finon bëhen edhe ndryshimet e tjera në regjistër nëse do ketë. FLM

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 15/04/2018 17:08

    A e kuptoni mor njerëz se çfar maskarai ordiner është ky armando duka . Po fajin e ka këlluf edi rama që se nxjer përjashta me shkelma ktë hajdut ordiner këtë jashqitjen e kombit armando dukën. E kjo që bën ky fundërrin tregon degradimin e Shtetit të leshit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave