Pas përfundimit të zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së, në ambientet e hotel “Adriatikut” u zhvillua votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Nga 23 anëtarë u zgjodhën nëntë më të votuarit. Ajo që ra në sy ishte atmosfera në sallën ku u zhvilluan votimet. Ajo ishte thuajse bosh dhe se të deleguarit kanë votuar në mënyrë të çrregullt.

9 Emrat e Komitetit Ekzekutiv

Avdyl Kuriu

Arben Dervishaj

Fatbardh Jera

Lutfi Nuriu

Vasil Bicaj

Bardhyl Minxhozi

Enkeleid Alibeaj

Edvin Libohova

Edmond Spahiu

Nga nëntë emrat e votuar, 7 prej tyre kanë qenë në mandatin e shkuar të Komitetit Ekzekutiv dhe njihen si anëtarë, pro Presidentit Duka.

Ditën e sotme, Armand Duka është zgjedhur për të pestën herë si President i FSHF-së, me 38 vota duke fituar përballë Bashkim Finos, i cili mori 24 vota. 

Er.K/Shqitarja.com