Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri do të mbahet në 21-22 shtator, në Tiranë.
Të hënën dhe të martën, eurodeputetët e ECR-së, Chiara Gemma, nënkryetare e SAPC-së BE–Shqipëri, dhe Cristian Terheș, do të marrin pjesë në mbledhjen e 22-të të këtij komiteti në Tiranë.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja e tyre vjen në një moment kur Shqipëria ka shënuar ecuri në procesin e integrimit evropian, duke hapur të gjashtë grupet negociuese.
Grupi ECR ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për rrugëtimin evropian të vendit, duke e cilësuar Shqipërinë si një partner strategjik për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, edhe në kuadër të anëtarësimit të saj në NATO.
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri është mekanizëm i bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillon dy takime në vit, një në Shqipëri dhe një në Bruksel ose Strasburg.
Në takimet e tij trajtohen çështje që lidhen me marrëdhëniet BE-Shqipëri, procesin e integrimit, shtetin e së drejtës, reformat, politikën e jashtme, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.









Komente
Komento