Logoja e gazetarëve në Gaza
Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori është rritur në 53. Këtë e deklaroi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), duke specifikuar në një shënim se mes viktimave ka 46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë.
Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter që të dy punonin për median libaneze Al Mayadeen. Ata u vranë dje (21 Nëntor) në sulmet izraelite në Libanin jugor.
Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte rrethanat e incidentit.
"Kjo është një zonë ku ndodhin përleshje zjarri. Prania në zonë është e rrezikshme", shtoi IDF.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Arrihet marrëveshja, 4 ditë armëpushim, lirohen 50 pengje! Biden: Jam i kënaqur për arritjen e tyre! Hamasi: Armëpushimi fillon nesër në orën 10









