Vjollca Meçaj, drejtorja e Përgjithshme e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, thotë se ata kanë nevojë për propozimet konkrete për të dhënë opinionin për këtë propozim të Totozanit. “Kushtetuta jonë nuk e kufizon martesën, por ajo ia delegon përcaktimet Kodit të Familjes dhe ligjit për gjendjet civile. Në Kodin e Familjes përcaktohet qartë se për t’u martuar duhet të jenë dy persona me gjini të ndryshme, madje Kodi ka përcaktime edhe për bashkëjeteën dhe shprehet se edhe bashkëjetesa mund të realizohet mes dy personave me gjini të ndryshme. Megjithatë kjo është hera e parë që një gjë e tillë shtrohet zyrtarisht dhe ne presim nga avokati i Popullit argumentet konkrete që të mund të japim opinionin tonë”, - thotë Meçaj.
/Shqiptarja.com






