TIRANE - Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar ditën e sotme se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike do të jetë e mbyllur ditën e hënë më datë 31 dhjetor 2012.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 31 dhjetor 2012 kompania ALEAT nuk do të kryejë asnjë procedurë për pajisjen e shtetasve shqiptar me karta identiteti apo pasaporta biometrike, pasi do të kryejë inventarizimin vjetor.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar se shërbimi i pasaportave do të jetë i hapur normalisht në ditën e enjte, më datë 3 janar 2013 dhe në vijim.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)