Kompania farmaceutike, për të cilën Saimir Tahiri është akuzuar edhe nga kryeministri Berisha, është në emër të nënës së tij, Luiza Tahiri. Bëhet fjalë për Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar, SAT-FARM, sipas ekstraktit të gjetur në faqen zyrtare të QKR-së.

Sipas të njëjtit dokument, selia e kompanisë farmaceutike, ndodhet në rrugën “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferrari”. Por, në një tjetër pikë, ku thuhet “Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit”, SAT-FARM ka si adresë dhe Rrugën “Kongresi i Manastirit”, Ndertesë 2 katëshe, Kati i parë, përballë Portës së Spitalit Pediatrik, po në Tiranë.

Gjithashtu, në dokumentin e QKR-së, objekti I kompanisë është: Import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm farmaceutike, kozmetike, materiale mjekimi, aksesorë, artikuj industrial e ushqimor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptaja.com (print) 26.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)