Krijimi i armëve të fuqishme dhe tepër të rrezikshme mund të gjykohet si një avantazh për një vend të zhvilluar si Japonia që konsiderohet foleja e teknologjisë.
Shpesh përmenden efektet e tmerrshme të këtyre armëve, por arma BB që një kompani japoneze ka krijuar së fundmi tejkalon të gjitha parashikimet.
Një kompani në Japoni ka zbuluar së fundmi një version në miniaturë të sistemit të armëve automatike Phalanx CIËS i cili lëshon mijëra fishekë BB plastike në vend të plumbave metalikë.
Të montuar në një bazë rrotulluese, Phalanx CIËS është një nga sistemet më të besueshme të armëve të Marinës së SHBA, që e gjen veten në përdorim në pothuajse çdo klasë të anijeve luftarake sipërfaqësore.
Është gjithashtu frymëzim për atë që shumë e quajnë arma më e bukur BB e prodhuar ndonjëherë. Kogoro Kurata, gjeniu krijues pas Suidobashi Heavy Industries, kompania japoneze që na solli mekanizmin e mrekullueshëm KURATAS (robot i lëvizshëm) mbi një dekadë më parë, së fundmi zbuloi armën Phalanx BB në faqen e tij në Tëitter.
Kurata thuhet se ka punuar në armën Phalanx BB që nga marsi, dhe ai tashmë ka një version funksional që mund të shkrepë deri në 3000 fishekë plastikë në minutë dhe është mjaft i fuqishëm për të prerë një copë kartoni në gjysmë, nëse gjuan nga një distancë e afërt.
Sistemi origjinal i armëve Phalanx ka një sistem të fuqishëm radar të fshehur në trupin e tij cilindrik, por versioni i Kogoro Kurata funksionon si një rezervuar masiv BB Pellet që mund të ruajë rreth 900,000 topa plastikë. Kjo është e mjaftueshme për ta mbajtur atë të ndezur vazhdimisht për pesë orë, megjithëse vetë projektuesi dyshon se motori që fuqizon armën do të digjej shumë përpara se të mbarojë ajo kohë.
Është e paqartë nëse kjo kompani do të lançojë armën Phalanx BB në treg, apo thjesht një projekt i pazakontë.
本物ファランクスのココにはアンテナが入っているんだけど、BB弾タンクにしてみた。
— kogoro (@koogooroo) May 30, 2023
初見では絶対ここ弾が入ってると思ったし。
オレの計算ではこのタンクには90万発入る。
CAWミニガンが毎分3000発なので弾数的には5時間撃てる模様。
数分でモーター焼ける気はするが。
今週内で試射してみる。 pic.twitter.com/TdOFYHQvQ4
Komente









