Të paktën 30 persona u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi Japoninë verilindore në ditë më parë, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti u regjistrua në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Fillimisht tërmeti shkaktoi paralajmërime për cunami por tani janë hequr - ndërsa u panë valë prej 70 cm.

Sipas mediave lokale 2,700 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat, teksa janë pezulluar disa udhëtime me tren.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një goditje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim - duke i bërë thirrje banorëve të jenë në gatishmëri për të paktën një javë.

Japonia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë, pasi ndodhet në Unazën e Zjarrit dhe, si rezultat, përjeton rreth 1,500 tërmete në vit.

Më herët gjatë këtij viti, studiuesit thanë t se kishte një shans prej 60-90% që një megatërmet të ndodhte në Luginën Nankai brenda 30 viteve të ardhshme, me skenarët më të këqij që sugjerojnë se do të shkaktonte triliona dëme dhe potencialisht do të vriste qindra mijëra njerëz.

Tërmetet përgjatë Luginës Nankai - një zonë me aktivitet sizmik që shtrihet përgjatë bregdetit të Paqësorit të Japonisë - kanë qenë tashmë përgjegjëse për mijëra vdekje.