TIRANË - Kompania “Arian Resources Corp.” njoftoi se METE në Shqipëri ka shpallur filialen e saj “JAB”, fituese të tenderit të zhvilluar më 25 mars 2013 në Tiranë, për licensën e dytë të kërkimit të mineralit të arit në Kaçinar të Mirditës. Kjo kompani ka hyrë në marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë “Sinomine”, të zotëruar nga shteti kinez, për të realizuar projektin në fjalë.
Deri tani, kompania kanadeze ka patur një licensë të parë për kërkim ari në zonën Gjazuj, ku ka zbuluar disa vendburime me përmbajtje ari nga 1 deri në 30 gram ari për ton. Zona e Kaçinarit është fqinj me të.
Këto rajone të Shqipërisë janë të njohura për përmbajtjen e mineraleve të bakrit, por gjeologët me kohë kanë gjetur në to edhe minerale të rralla, si ari, etj.
Që në vitet e shekullit të kaluar nxirreshin nga procesi i rafinimit të bakrit sasi të vogla ari të pastër, që depozitoheshin në Bankën e Shqipërisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com