Kompania prodhon emra unik
dhe të padëgjuar për 21,000 paund

Një kompani suedeze ofron mundësinë e gjetjes së një emri për bebe unik dhe të padëgjuar për 21,000 paund.

Koha për të caktuar emrin zgjat 100 orë dhe angazhon një skuadër pune nga profesione të ndryshme.

Krijimet e tyre kalojnë më pas në duart e katër historianëve të cilët sigurojnë që emri nuk ka ndonjë konotacion negativ nga e kaluara dhe nuk është përdorur asnjëherë në gjeneratat e mëparshme.

bebja

12 përkthyes sigurojnë që emri nuk ka asnjë kuptim në gjuhët e tjera në botë.

Dy avokatë hulumtojnë që emri të mos jetë regjistruar asnjëherë për kompani ose produkte të ndryshme.

Në përgjithësi, familjarët konsistojnë në një emër që artikulohet qartë dhe tingëllon në harmoni me mbiemrin e familjes.

bebja

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA

Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA