Federata Shqiptare e Tenisit, tashmë do të ketë mbështjetjen e kompanisë së Sigurimit, Sigma Interalbanian VIG. Marreveshja e bashkepunimit u nenshkrua sot në Selinë Qendrore të kompanisë SIVIG, në praninë e drejtuesve te kompanise SIVIG , te Federates Shqiptare te Tenisit, si edhe të bashkëpunetoreve te tyre dhe përfaqësuesve të mediave.
Drejtori i Përgjithshëm i SIVIG, Klaidi Çitozi, u shpreh se “bizneset, përveç përfitueshmërisë, duhet të shikojnë dhe të kujdesen më shumë edhe për interesat e komunitetit.
“Bizneset përveç fitimit duhet të kujdesen më shumë për komunitetin. Ky sponsorizim është në vazhdën e sponsorizimeve që ne si kompani Sigma Interalbanian VIG kemi bërë gjatë vitit 2016 përsa i përket artit, kulturës dhe sot po sponsorizojmë dhe Federatën Shqiptare të Tenisit. Tenisi pavarësisht historikut të tij është një sport relativisht i ri në Shqipëri, por që po masivizohet goxha vitet e fundit sidomos në brezat e ri”, u shpreh Çitozi.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Tenisit, Genci Çakçiri, duke falenderuar SIVIG për mbështetjen dhe besimin që po jep, nënvizoi se “Federata synon që ta bëjë tenisin një sport masiv në Shqipëri.
“Federata Shqiptare e Tenisit prej vitesh po përpiqet gjithnjë për masivizimin e sportit të tenisit në Shqipëri duke punuar më tepër me moshat e reja, me lojtarët më të mirë, më të spikatur dhe zhvillimin e sa më shumë veprimtarive profesionale por edhe atyre që janë për masivizimin, si aktivitetet në plazhe apo sheshe” tha Genci Çakçiri.
Në fund të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i FSHT-se , Edvin Libohova i dhuroi Klaidi Çitozit fanellën e përfaqësueses Shqiptare të Tenisit të firmosur me logon e kompanisë Sigma Interalbanian VIG.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO