Kompanitë ajrore mashtruese
rikthehen në prag të festave

Kompanitë ajrore mashtruese<br />rikthehen në prag të festave<br>
Festat e fundvitit kanë rikthyer në operim kompanitë mashtruese, të cilat po ua marrin paratë qytetarëve dhe nuk po u ofrojnë shërbime.

Ashtu sikurse në vitet e kaluara, edhe sivjet në fillim të muajit dhjetor pronarë të këtyre kompanive, përmes mesazheve telefonike të dërguar nga numra të panjohur prej Dubait, Amerikës e Afrikës, por edhe shteteve të ndryshme sovjetike, po joshin bashkatdhetarët tanë, duke u ofruar oferta udhëtimi për në Kosovë me çmime qesharake.

Por në realitet një numër shumë i vogël i tyre mund t’i shfrytëzojë ofertat e këtyre, pasi që shumica e tyre që kanë blerë bileta avioni në këtë formë kanë rënë viktimë e një grupi kriminal, që në vazhdimësi po plaçkit për qytetarët e Kosovës.

“Aviokompania ‘Orange 2Fly’ ka realizuar fluturime për turoperatorët ‘Reiseburo Prishtina’, ‘My Sky’, ‘Sky Express’ e ‘Air Munich”.

Këta turoperatorë nuk është hera e parë që kanë lënë qytetarët në aeroport, ku duke përdorur edhe aviokompani të tjera kanë mashtruar shumë qytetarë”. Zëri

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit