Kompanitë nuk shlyejnë taksat
dhe rentën minerare në Kukës

Kompanitë nuk shlyejnë taksat<br />dhe rentën minerare në Kukës
Kompanitë minerare që ushtrojnë aktivitet në Kukës nuk shlyejnë taksat vendore dhe atë të rentës minerare, ndaj dhe bashkia e Kukësit ka nisur një aksion intensiv për të parë periudhën në të cilën ata rezultojnë debitor dhe dokumentacionin, përmes të cilit ata e ushtrojnë aktivitetin e tyre.

31 kompanitë minerare që operojnë në territorin e Kukësit,  do ti nënshtrohen një kontrolli të detajuar nga Bashkia.

Për këtë qëllim vendorët kanë ngritur një  gup pune të cilët kanë zbarkuar në terren për të parë zbatueshmerinë ligjore dhe kontratat konçesionare të  kompanive.

Sipas grupit të punës, një pjesë e kompanive mirerare nuk kanë shlyer detyrimet vendore dhe nuk kanë  depozituar dokumentacionin e nevojshëm në bashki.

Në territorrin e Bashkisë Kukës, shpesh herë banorët e zonave minerare  nga mungesa e konsultimeve të firmave mirerare me komunitetin, për vijimin e punës, kanë protestuar për shkak të dëmeve në rrugë, shtëpi, ndotje te ujrave dhe mjedisit.

Bashkia e Kukësit po synon që të disiplinojë këtë sektor të rëndësishëm duke vënë një urë komunikimi me këto kompani.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Nikolla takohet me senatorin italian Casini: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve të të dy vendeve

Kryeparlamentarja Nikolla takohet me senatorin italian Casini: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve të të dy vendeve