Sanksionet e reja kundrejt Rusisë që BE-ja pritet të miratojë formalisht sot bllokojnë hyrjen në treg të kapitaleve për kompanitë e mëdha ruse të naftës "Rosneft", "Transneft" dhe aktivitetet e naftës dhe të gazit të ndërmarrjes "Gazprom", njoftoi një burim evropian.
"Këto tre kompani përmbushin kriteret e vendosura nga ambasadorët e 28 shteteve anëtare për vendosjen e sanksioneve të reja mbi financimin e bankave, kompanive të mbrojtjes dhe naftës, që kontrollohen nga mbi 50 për qind nga shteti rus", theksoi ky burim.
BE-ja është gati t'i rishikojë sanksionet e reja nëse armëpushimi i dekretuar të premten në lindje të Ukrainës zgjat dhe nëse negociatat për paqe fillojnë, konfirmoi dje presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
I formuluar të premten, ky arsenal i ri përforcon gjithashtu sanksionet ekonomike të miratuara në fund të korrikut mbi shitjen e pajisjeve me përdorim të dyfishtë ushtarak dhe civil, të teknologjive të larta dhe pajisjeve në sektorin e energjisë në drejtim të Rusisë.
BE-ja duhet të shtojë disa dhjetëra emra të tjerë në listën e personaliteteve ruse dhe ukrainase të prekur nga sanksionet e shënjestruara, si bllokim të të ardhurave dhe ndalim të vizave./ATSH/
/Shqiptarja.com