‘Kompanitë të blejnë prodhim vendas’, Braçe: Kjo është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe misër! Ka pika që e shesin naftën më lirë se çmimi që ka përcaktuar bordi

Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar akti normativ, për të transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte bazë ushqimore, pas rritjes së çmimit. Në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, tha se qeveria duhet që të orientojë kompanitë private që të blejnë prodhimet vendase, kryesisht grurë dhe misër, e madje me çmim edhe më të lartë se i tregut. Sipas Braçes kjo është themelore, që vitin e ardhshëm të kemi grurë dhe misër.

'Ne nuk prodhojmë më as sheqer as, vaj, oriz. Padiskutim që drithëra prodhon edhe grurë edhe misër dhe gjithë drithërat e tjera. Fushat janë plot pavarësisht rendimentit të tyre. Mendoj se qeveria duhet ta kishte pjesë të këtij akti që të paktën për drithërat këto kompanitë e grumbullimit të detyroheshin të mblidhini prodhimin vendas, madje me çmim të rregulluar. Çdo bujku i ka shkuar kostoja për dybim 20-22 mijë lekë. Me çmimin 40 lekë për kg për grurin janë me humbe e çmimin 50 lekë për kg nxjerrin paratë e tyre.  Qeveria të bëjë analizë të kostos së prodhimit të bujkut dhe të orientonte këto kompani që të blejnë prodhimin vendas dhe jo ta konkurrojnë prodhimin vendas me importin. Është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe të kemi misër.

Gruri ka çmimin e lartë dhe justifikon të gjitha kostot e grurit këtu. Këtu garanci dhe kompani t’i orientojë tek prodhimi vendas. Është momenti që të orientohemi tek prodhimi vendas. Është gati 50 % e konsumit tonë. Së dyti, brenda kësaj garancie dhe ato kompani që garantojnë prodhim vendi, ushqim për kafshët. E treta unë do të vazhdoj që të insistoj për plehrat kimike. Përsëri edhe pse angazhimi ka qenë publik është i pambajtur për plehrat kimike.’- tha Braçe.

Duke u ndalur tek çmimi i naftës, Braçe tha se ka pika që nafta shitet edhe më lirë, se sa çmimi i përcaktuar nga bordi.

‘Çmimi i naftë po shkon siç po shkon. Kësaj shoqate të hidirokarburëve që funksionon si kartel duhet ti jepini fund. Ka pika në veri, që po shesin jo me çmimin e bordit po me lire me 236 lekë.’- u shpreh Braçe.


Lajmi kryesor:

Garanci për importuesit e ushqimeve, Ministrja e Ekonomisë: Shtetet kanë nisur kufizimet në tregti, ka vështirësi në gjetjen e vajit


M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nandi: 07/06/2022 17:46

    ne ekonomine e tregut nuk mund te komandosh tregjet. Por qeveria i mbeshtet bujqit me subvencione. Keshtu bujqit mund te konkurrojne ne tregjet nderkombetare. Ose u thote te heqin dore nga prodhimi i nje kulture te caktuar se nuk ka interes. Keshtu veprohet ne BE te pakten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër