Garanci për importuesit e ushqimeve, Ministrja e Ekonomisë: Shtetet kanë nisur kufizimet në tregti, ka vështirësi në gjetjen e vajit

Garanci për importuesit e ushqimeve, Ministrja e Ekonomisë: Shtetet kanë nisur kufizimet në tregti, ka vështirësi në gjetjen e vajit

Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar akti normativ, për të transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte bazë ushqimore, pas rritjes së çmimit. 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se si pasojë e situatës së krijuar në treg, është vendosur që qeveria të mbështesë me garanci sovrane, për të rritur furnizimet për produktet. Sipas Ibrahimajt, kjo është e domosdoshme që bizneset garantojnë furnizimet, në kushtet kur oferta në tregjet ndërkombëtare është ngadalësuar. Ministrja tha se po mbështesin importuesit që të rrisin furnizimet e tyre. Sipas ministres atyre që u mbetet stok, ministria tha do t'ua blejë më të njëjtin çmim.

Delina Ibrahimaj: Si pasojë e situatës së krijuar në treg, ne kemi vendosur ti mbështesim me garanci sovrane, për të rritur furnizimet për produkte ushqimore për një periudhë tre mujore. Nga garancia mund të përftojnë subjektet që importojnë produkte vaj, oriz, sheqer, misër që të rrisin rezervat.

Kjo nismë është e domosdoshme për sportin e bizneseve që të garantojnë furnizimet, në kushtet kur oferta në tregjet ndërkombëtare është ngadalësuar.

Helidon Bushati: Ka rënë importi i vajit me 55%, ndërkohë që është rritur kontrabanda. Duhet të merren parasysh propozimet e opozita pasi nuk është bordi zgjidhja. Rezerva tre mujore nuk mund të mbahet nga të gjithë tregtarët, a keni ndonjë listë se kush janë përfituesit? Si do të monitorohet problematika nëse tregjet ndërkombëtare do të kthehet në një situatë normale, si do procedohet me rezervat e bizneset?

Ibrahimaj: Të gjithë importuesit mund të aplikojnë për të përfituar nga garancia për të rritur furnizimet e tyre.

Bushati: Kush do të përfitojë, sepse jo të gjithë importuesit duhet të kenë detyrimin për 3 muaj për të garantuar rezervat?

Ibrahimaj: Është kredi bizneset do të paguajnë norma interesi, thjeshtë do të kenë kushte më të lehtësuara. Subjektet kryesore që importojnë produktet vaj, oriz, grurë e sheqer do përfitojnë janë 18 importues vaji,  7 importues oriz. 11 importues gruri. Rreth 80% e produktit importohet nga 2-3 furnizues, nuk bëhet fjalë nga mijëra përfitues. Secili prej tyre ka detyrimin që të mbajnë rezerva për tre muaj, duke ju referuar importeve të vitit të kaluar. Po mbështesim importuesit që të rrisin furnizimin e tyre. Nëse ju mbesin stok ne do ua blejmë. Ka vende që kanë kufizuar shitjen e vajit të lule diellit, dhe nuk mendojmë që produkti që do importohet do mbesë pa shitur nëse ndodh ne marrim përsipër që t’ja blejmë me të njëjtin çmim që është importuar produkti.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
‘Kompanitë të blejnë prodhim vendas’, Braçe: Kjo është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe misër! Ka pika që e shesin naftën më lirë se çmimi që ka përcaktuar bordi

Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar akti normativ, për të transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte bazë ushqimore, pas rritjes së çmimit. Në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, tha se qeveria duhet që të orientojë kompanitë private që të blejnë prodhimet vendase, kryesisht grurë dhe misër, e madje me çmim edhe më të lartë se i tregut. Sipas Braçes kjo është themelore, që vitin e ardhshëm të kemi grurë dhe misër.

'Ne nuk prodhojmë më as sheqer as, vaj, oriz. Padiskutim që drithëra prodhon edhe grurë edhe misër dhe gjithë drithërat e tjera. Fushat janë plot pavarësisht rendimentit të tyre. Mendoj se qeveria duhet ta kishte pjesë të këtij akti që të paktën për drithërat këto kompanitë e grumbullimit të detyroheshin të mblidhini prodhimin vendas, madje me çmim të rregulluar. Çdo bujku i ka shkuar kostoja për dybim 20-22 mijë lekë. Me çmimin 40 lekë për kg për grurin janë me humbe e çmimin 50 lekë për kg nxjerrin paratë e tyre.  Qeveria të bëjë analizë të kostos së prodhimit të bujkut dhe të orientonte këto kompani që të blejnë prodhimin vendas dhe jo ta konkurrojnë prodhimin vendas me importin. Është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe të kemi misër.

Gruri ka çmimin e lartë dhe justifikon të gjitha kostot e grurit këtu. Këtu garanci dhe kompani t’i orientojë tek prodhimi vendas. Është momenti që të orientohemi tek prodhimi vendas. Është gati 50 % e konsumit tonë. Së dyti, brenda kësaj garancie dhe ato kompani që garantojnë prodhim vendi, ushqim për kafshët. E treta unë do të vazhdoj që të insistoj për plehrat kimike. Përsëri edhe pse angazhimi ka qenë publik është i pambajtur për plehrat kimike.’- tha Braçe.

Duke u ndalur tek çmimi i naftës, Braçe tha se ka pika që nafta shitet edhe më lirë, se sa çmimi i përcaktuar nga bordi.

‘Çmimi i naftë po shkon siç po shkon. Kësaj shoqate të hidirokarburëve që funksionon si kartel duhet ti jepini fund. Ka pika në veri, që po shesin jo me çmimin e bordit po me lire me 236 lekë.’- u shpreh Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?