Vijon procesi i aplikimit online të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se deri më tani kanë aplikuar për kompensimet 2,397 fermerë. Procesi përfundon në fund të dhjetorit dhe fermerët pritet të përfitojnë deri në 13.5 milionë euro
“Këto janë disa nga treguesit e efekteve të politikës së re tatimore për vitin 2026 për kompensimin në masën 10% të TVSH-së. Procesi ka nisur nga data 1 Korrik 2026. Subjektet grumbulluese dhe përpunuese duhet të vijojnë të lëshojnë autofatura për fermerët. Procesi përfundon në dhjetor të vitit 2026. Shuma potenciale për tu kompensuar arrin në 13.5 milionë euro”, tha Malaj.
Lajmi kryesor:
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 mln euro









