Kompensimi, 370 ish-pronarët që duhet të dorëzojnë dokumentet

Kompensimi, 370 ish-pronarët që duhet të dorëzojnë dokumentet

Agjencia e Trajtimit të Pronave u ka kërkuar ish-pronarëve që nuk kanë dorëzuar dosjet e aplikimit, të paraqesin dokumentat për të marrë kompensimin. Janë 370 ish pronarë, për të cilët gazeta publikon emrat sot, por edhe më shumë se 2 mijë të tjerë që duhet të aplikojnë. 

Atp thotë se një pjesë e ish-pronarëve tashmë kanë filluar të dorëzojnë dosjet, por ende mbetet i lartë numri i atyre që nuk kanë aplikuar dhe për pasojë nuk mund të përfitojnë kompensimin financiar apo fizik.

Dokumentet
 Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë i tij, per te aplikuar duhet te paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

-Kërkesën për kompensim sipas formatit tip, e cila plotesohet ne ATP.

- Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

- Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre.

-Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit dhe dokument identifikimi.

Procedurat
“Për përcaktimin e procedurave tëshpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, subjektet perfitues mund te paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posacme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme”.

Klikoni, dokumenti me listën e plotë me emrat

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë