Kompensimi i energjisë, ISSH 4 
miliard lekë për 82 mijë familje

Kompensimi i energjisë, ISSH 4 <br />miliard lekë për 82 mijë familje
82 mijë familje në nevojë do të përfitojnë vitin ardhshëm nga skema e kompensimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor do të jetë në vlerën e 640 lekëve të reja në muaj. Lajmi është bërë i ditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili dje ka njoftuar Komisionin e Politikës së Jashtme se, më shumë se 4 miliardë lekë do të përdoren për kompensimin e energjisë për shtresat në nevojë. Shqetësimi fillimisht u ngrit nga anëtarët e djathtë të komisionit, të cilët kanë thënë se, mijëra familje janë lënë në errësirë, nën pretekstin se nuk shlyejnë faturat. Sipas Aldo Bumçit, kjo qeveri bën sikur shqetësohet për mbrojtjen sociale.

 “Kjo qeveri është kundër shtresave të varfra. Nëse ka pasur një politikë të qëndrueshme në dy vite, ka qenë sulmi ndaj shtresave të varfra. 40 mijë familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Një kryefamiljar vrau veten me në Përrenjas se i ishte ndërprerë energjia elektrike.

Ka pasur një zë buxheti i shtetit për të mbështetur familjet në nevojë pas rritjes së çmimit të energjisë. E keni hequr”, - tha Bumci. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e deputetes, Arta Dade e cila është shprehur se deklarata të tilla bëhen në mitingje, jo në mbledhjet e komisioneve. “Dhe unë isha pa drita dje. Këtu nuk jemi në miting.

Mitingun e keni të enjten”, mësohet të ketë deklaruar ajo. Por Bumçi ka marrë fjalën duke thënë se, e vetmja mbrojtje është azilkërkimi. “Buxheti i këtij viti nuk e ka më zërin që mbështet familjet e varfra me rreth 6 mijë lekë të vjetra. Rritja e azilkërkuesve është e vetmja mbrojtje për shqiptarët. Të marrin rrugën, të shkojnë në Gjermani dhe të kërkojnë azil. Të aplikojnë për lotarinë amerikane, se nuk ka mbrojtje këtu. Shtresat e varfra janë më të goditurit në këtë vend. Varfëria dhe papunësia po rriten”, - u shpreh deputeti demokrat.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Ali Emini, zëvendësdrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar se 4 mld lekë do të jetë fondi i vitit të ardhshëm për familjet në nevojë  dhe tek zëri kompensimeve është dhe kompensimi i energjisë elektrike. “Për sa i përket kompensimit të energjisë elektrike mund të them vetëm një fjali: sigurimet shoqërore i kompensojnë shtresat në nevojë me 4 miliardë e 412 milionë. Ky është buxheti i vitit të ardhshëm. Për energjinë elektrike, brenda këtij fondi ka dy kompensime. Njëri sipas VKM-së së vitit 2009, ku nga 500 u bë 640 lekë, dhe tjetri, VKM së vitit të shkuar.

Të dy kostot janë pak a shumë të njëjta, njëra 640 e tjetra 648. Ne u japim çdo muaj këtë kompensim për 82 mijë familje. E kanë marrë sivjet, dhe e kemi në buxhet edhe për vitin tjetër. Ky zë nuk është hequr por është bashkuar në kostot e ligjit për sigurimet shoqërore, brenda zërit të kompensimeve”, -tha Emini.  


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot