TIRANE- Për efekt të zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimit të pronave, kategorizimi i tokës në bujqësore apo truall do të vendoset në bazë të situatës që ka qenë para vitit 1976. Vit kur në regjimin e Enver Hoxhës të gjitha sipërfaqet e tokës janë cilësuar shtetërore, duke u hequr të drejtën individëve të kishin në pronësi një sipërfaqe. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, duke vendosur rregulla të reja të vlerësimit të çmimit.
Kështu, pavarësisht se pas vitit 1976 një sipërfaqe toke nga bujqësore është kthyer në truall, dhe se çmimi i vendosur nga qeveria është i lartë, me metodikën e re toka në fjalë do të vlerësohet si bujqësore. Në nenin 6 të draftit të paraqitur nga ekspertët është parashikuar si vlerësim i çmimit të saj do të jetë zona më e afërt që ka të njëjtin përcaktim si sipërfaqja e kërkuar për kompensim.
/Shqiptarja.com