1 mln € nga droga, biznesmenit të dënuar në Itali i sekuestrohet kompleksi ‘Pelikani’ në Fier

FIER-"Forca e Ligjit" ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 mln euro të Vangjel Ziajt (Arben Gropa), pasi dyshohet se i ka vendosur përmes trafikut të drogës. 50-vjeçari banues në Fier është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në vendin fqinj.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:
Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.
Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja e Fierit".
Një automjet i markës "Benz".

Procedimi penal ka nisur në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Policia deklaron se vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë Vangjel Ziaj dhe personat e lidhur me të. "Forca e Ligjit" ka bllokuar pasuritë e disa personave në muajt e fundit që dyshohet se janë vendosur përmes veprimtarisë së paligjshme.

SKEDA/ Kush është biznesmeni Ziaj
Vangjel Ziaj i njohur edhe si Arben Gropa u arrestua më 20 janar të vitit 2014, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 32 vjet burg për veprën penale të trafikut të drogës me vlerë rreth 300 milionë lireta.

Në pritje të ekstradimit, ai u la në arrest shtëpie nga autoritetet shqiptare, por u arratis 7 muaj më pas, më 30 korrik 2014, kur një oficer i policisë së qytetit kishte shkuar për ta arrestuar për llogari të dënimit në Itali.

Ndërkohë që një rreth vit më pas u arrestua dhe u ekstradua në Itali për të vuajtur dënimin me 32 vjet burg. Gropa është pronar i lokalit luksoz Pelikani në këtë qytet, si dhe aksioner në ndërtime.


Kompleksi “Pelikani” në lagjen "Sheq i Madh" Fier i biznesmenit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë