TIRANE - Sportisti dhe politikani
i arrestuar mbrëmjen e së dielës (
7 shkurt) për ndërtimin e paligjshëm të 9 pallateve në plazhin e Velipojës rezulton një biznesmen i njohur në qarkun e Shkodrës. Karriera politike e Sait Fishtës nisi në vitin 2009 ku ai për herë të parë garoi për deputet në siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ish-kampioni kombëtar i mundjes nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, por nuk u tërhoq nga politika. Fishta tentoi sërish në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, këtë herë në listë me numrin 8 në qarkun e Shkodrës nga Partia Socialiste.
Sipas gazetarit
Artan Hoxha, emri i politikanit 53-vjeçar Sait Fishta ka dalë dhe në përgjimet e ish-administratorit të borxheve të kompanisë që do të mblidhte borxhet e CEZ, Kastriot Ismailajt, ku flitej se si duhet të ndihmohej Fishta për të marrë një kredi për zgjedhjet e 2009-ës.
Sait Fishta u fut në politikë pas 2 dekadave në aktivitetin e biznesit. Prej vitit 1991 krijoi kompaninë Fishta shpk. Ai rezulton se është ndërtuesi i një sërë kompleksesh banimi në Shkodër prej viteve 2002 deri në 2011, kohë në të cilën ai nisi kompleksin turistik "Fishta" në plazhin e Velipojës.
Bëhet fjalë pikërisht për kompleksin për të cilin Sait Fishta u prangos nga policia me akuzën se ndërtimi është i paligjshëm. Por në vitin 2012 Fishta kish njoftuar me anë të një reklame publike se kompania e tij kishte fituar lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit drejtuar në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i ndjerë Sokol Olldashi.
Në qarkun e Shkodrës Sait Fishta njihet dhe për raportet e tij të afërta me deputetin Tom Doshi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor, 17:32
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17