Milani ka humbur një mundësi të artë për të vijuar rrugën drejt fitores së Serie A.
Të besuarit e Stefano Piolit u ndalën në një barazim pa gola përballë Bolonjas. Edhe pse përballë një ekipi pa trajner momentalisht, pasi Sinisha Mihajloviç aktualisht është i shtruar në spital për terapi ndaj leukemisë dhe ekipi drejtohet nga zëvëndësi i tij, Miroslav Tanjga, vendasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Në pjesën e parë Bolonja rrezikoi dy herë portën e Milanit me goditjet nga Menja dhe Barroë, e ndërsa pjesa e dytë foli më shumë për kuqezinjtë. Milani tentoi disa herë të shënonte por Skorupski ishte një 'mur' i vërtë duke e mbajtur portën e paprekur deri në fund.
Megjithatë Milani mbetet ende kryesues, i ndjekur nga Napoli me vetëm 1 pikë diferencë dhe në vendin e tretë nga Interi me 4 pikë diferencë, por me një ndeshje më pak.