‘Komploti’/ Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës, nxjerr jashtë loje nismën e tij për referendum në PD, i parapriu luftës me anë të ndryshimeve në statut

‘Komploti’/ Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës, nxjerr jashtë loje nismën e tij për referendum në PD, i parapriu luftës me anë të ndryshimeve në statut

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

TIRANË-Lulzim Basha i ka paraprirë me kohë një beteje të mundshme politike me Sali Berishën për kontrollin e partisë, me anë të tre paketave me ndryshime në statutin e Partisë Demokratike në vitin 2014, 2018 dhe 2021. Dy javë pasi Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker i kërkoi në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga partia, Lulzim Basha prezantoi ndryshimet në statutin e PD, ndryshime të cilat u miratuan nga Kuvendi Kombëtar. Askush nuk e vuri re faktin se në statutin e ri të partisë ishte fshirë fjala ‘referendare’, trajtë e fjalës ‘referendum’. Bëhet fjalë për një modifikim të pikës 12 të nenit 35 të statutit, duke hequr organizimin e fushatave për referendume.   

Sot, fshirja e referendumit nga statuti i partisë merr një rëndësi të posaçme, pasi nxjerrë jashtë loje lëvizjen e fundit të Sali Berishës, i cili kërkon zhvillimin e një referendumi në anëtarësinë e partisë, me qëllim për të rrëzuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia. 30 anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të PD, i janë drejtuar sot me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka për zhvillimin e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Pas kërkesës nuk ka dyshim se fshihet Berisha. Por, kërkesa për referendum nuk ka asnjë bazë në statutin e ri të Partisë Demokratike. Sot në statutin e PD-së nuk ekziston referendumi!

Jo vetëm kaq, por me ndryshimet statusore të miratuara në vitin 2018, Basha dhe rrethi i tij, shtuan një nen të veçantë në statutin e PD-së, nenin 13, për disiplinën e brendshme në parti. Ndër të tjera, neni 13 parashikon përjashtimin e një anëtari nga partia, qoftë ky deputet apo kryebashkiak, nëse me veprimet e tij dëmton interesat elektorale apo politike të PD. Kjo pikë legjitimon vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi dhe rrjedhimisht nga partia, pasi në të kundërt, sipas Bashës, Partia Demokratike do të rrezikonte të përballej me sanksione ndërkombëtare.

Ndryshimet në statutin e PD-së në vitin 2018, shtuan edhe një kompetencë të re dhe speciale për Lulzim Bashën. Me anë të nenit 27 të statutit, Lulzim Basha i dha vetes të drejtën për të përjashtuar çdo anëtar nga Partia Demokratike, pa mbledhur strukturat, në raste emergjente. Kjo pikë e statutit rrëzon pretendimin e Berishës se vendimi individual i Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD-së është në kundërshtim me statutin e PD-së.

Sali Berisha ka nisur një aksion për rrëzimin e Lulzim Bashës, ‘birit të tij’ politik, duke e akuzuar për dorëzim të sovranitetit të partisë te amerikanët, bashkëpunim me Edi Ramën dhe Soros në fshehtësi kundër tij, për 5 humbje radhazi, përdorim të partisë për interesa personale, për pabesi, tradhti etj. Konflikti është pasojë e vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia, pas një kërkese ultimative të SHBA. Basha thotë se amerikanët i kanë dhënë detaje rreth dosjes, mbi të cilën Berisha dhe familja e tij u shpallën 'non grata'. Janë pikërisht këto detaje të rënda që kanë bindur Bashën të ndryshojë qëndrim dhe të marrë këtë vendim të vështirë kudër Berishës.

Nga ana tjetër, Berisha është përbetuar për hakmarrje. Berisha kërkon rrëzimin Bashës, si ndëshkim për tradhtinë e pretenduar prej tij, dhe emërimin një personazhi tjetër të besuar në krye të PD-së. Berisha pretendon se ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve të PD-së. Por, Basha mund të shkarkohet vetëm përmes një mocioni mosbesimi, i cili duhet të votohet nga më shumë se sa gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD-së. Këto dy forume të larta besohet se kotullohen nga Basha, ndaj fundi i betejës Berisha-Basha duket se paparashikueshme.  

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AL PACINO: 16/09/2021 08:22

    Nuk me vjen keq pse Basha e Hoqi Berishen. Fundja ajo eshte perleshja e qenit plak me kelyeshin e vet. Ajo qe me vjen keq, eshte shumica derrmuese ne PD qe heshtin. Ata kane mbyllur gojen dhe shkojne pas interesit.

    Përgjigju
  • Tuku: 15/09/2021 22:09

    O Sali o qen,po ja dakord e shkarkove Bashen,po pastaj! Po nuk te do Amerika o rroçke,ore po qenke fare! Ore nuk te njeh! Ti vazhdo prape. Yt maloku qelbur. Felliqesire o vemje. Qe e shkaterrove kete vend! Ca do 97 prape. Mase te fusin nje plumb ne koke o qelbs. Si le rehat njerzit!

    Përgjigju
  • Titi: 15/09/2021 22:05

    Brawo Basha! Zhduke kete plehren. Si Pinoçeti do e heqin zvarre Sali bushtren

    Përgjigju
  • Fitore: 15/09/2021 15:33

    Bo bo bo bo filluat mbroni Bashen tani ëëë, bashen qe vrau bulevard, qe vodhi sa mundi qe shiti detin, apo qe mori para nga Rusi. Ahhahahahahahhahaha sa te peshtire jeni, tamam gëlbaza. Populli vazhdon lumturine e vet, u rrit nafta u rrit cmimi bukes, vari lesht ketyre çna duhen.

    Përgjigju
    • Une: 15/09/2021 16:44

      Ti qenke i semure mendore berishist qe shihni armiq kudo. Kush po mbron Bashen o debil berishist? Thjesht po tregon natyren e pabese ne PD. Bashes prit kur ti dale ndonje aksident si Olladashit apo ta vrasin si Hajdarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot