Dhjetë persona nga Kavaja u akuzuan se paskëshin shkuar në xhami, gjoja për t’u falur dhe aty kishin biseduar rreth komplotit që do i bënin Zogut, kur ai do të vinte për pushime në Durrës. Por të akuzuarit mundën të provonin se akuzuesit ishin besnikë të presidentit.
Në këto kushte drejtësia kërkoi që dëshmitarët e rremë të merrnin dënim që do kishin marrë vetë të pandehurit në rast se këta do të rezultonin fajtorë. Pas dështimit të këtij skenari të pasuksesshëm, për të venë në vend dinjitetin, dy prej akuzuesve që ishin nxitur për të sajuar këtë komplot, u dënuan me varje.
Avancimi i Zogut në pushtet u mbush me vrasje e terror, të cilat shumica ishin të karakterit politik, pa përjashtuar edhe hakmarrjet personale. vetëm deri në vitin 1928, Zogu kishte shkaktuar rreth 600 vrasje ndaj kundërshtarëve të çdo lloji. Bernd J. Fischer “Zogu dhe përpjekjet për stabilitet politik në Shqipëri, fq 254).
Zogu, dyshues ndaj kujtdo, i quante kundërshtarët e vet herë të nxitur nga italianët, kur ishte mirë me jugosllavët, dhe herë të nxitur nga jugosllavët, kur ishte në muaj mjalti me italianët.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com