Këtë të premte teatri 'San Girolamo' në Lucca të Italisë është bërë shtëpia e notave muzikore të shkruara nga nje kompozitore shqiptare. Për herë të pare në teatrin ku është vënë në skenë opera 'Puccini', është luajtur mjeshtërisht Opera Melodrama e kompozitores shqiptare Olsa Toqi e cila ka thyer kufijtë duke rrëmbyer me veprën e saj duatroktjet e publikut Italian.
(Pjesë nga opera)
Premiera e mundësuar nga Girolamo D’eraco, drejtor i Cluster, Teatro del Giglio, Unesco Lucca dhe Banca del Monte zgjat 45 minuta dhe flet për historinë invers të Evës dhe Adamit ku në vend të vishen kur kafshojnë mollën, zhvishen! Deri sa arrin në skenën finale, skenat e tjera të cilat janë 5, shtjellojnë gjthashtu idenë e mëkatit dhe kanë subjekt të përbashkët Mollën!
(Pjesë nga opera)
Janë histori të marra nga mitologjia greke. Vepra u interpretua nga Elena Romanazzi dhe pianisti Stefano Teani, me regji te Girolamo D’eraco. Vënia në skenë e kësaj vepre është vetëm një nga sukseset e saj. Toqi ka qenë kompozitorja e parë grua që shkon në Euro Song Kontest me kompozimin e 'Perrallë' të Eneda Tarifes.
(Pjesë nga opera)