Kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, Komisioneri: Nuk ka nivelin minimal kualifikues, lëvizte me makina pa targa

Kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, Komisioneri: Nuk ka nivelin minimal kualifikues, lëvizte me makina pa targa

Prokurori Gjergji Tako pas seancës dëgjimore në KPK

TIRANE- Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit të prokurorisë pranës Gjykatës së Tiranës Gjergji Tako.

Bëhet fjalë për prokurorin i cili më 17 qershor 2022 u pezullua nga detyra, nga Komisioni i Pavarur I Kualifikimit, për një periudhë njëvjeçare me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës pasi gjatë procesit të rivlerësimit gjeti mangësi në profesionalizëm, dosje të zvarritura dhe pa analizë ligjore.

Pas një viti në shkollën e magjistraturës më datë 18 korrik 2023 Këshilli Pedagogjik dhe Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, bazuar në rezultatet e arritura, të miratuara me vendimin konstaton se subjekti i rivlerësimit, ka arritur rezultate të mira, duke i kaluar mangësitë e parashtruara në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Dy muaj më pas më 15 shtator 2023 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin, Gjergji Tako.

Mirëpo nuk mendon kështu Komisioneri Publik në ankimimin e tij, i cili, çmon se, gjatë kontrollit të aftësive profesionale Gjergji Tako, ka dështuar të ketë nivelin minimal kualifikues të cilat nuk mund të plotësohen as nga shkolla e Magjistraturës.

“Komosioneri në analizë të akteve në dosje, rezultateve të hetimit, si dhe prapësimeve të subjektit të rivlerësimit, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 2/201733, si dhe jurisprudencën e Kolegjit, ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni dhe çmon se në kontrollin e aftësisë profesionale, subjekti i rivlerësimit nuk e ka kaluar nivelin kualifikues për konfirmimin e tij në detyrë dhe se subjekti i rivlerësimit, me veprimet e tij, ka cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, duke u gjendur në kushtet që mangësitë e evidentuara nuk mund të plotësohen, as nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, siç ka vendosur me vendim të ndërmjetëm Komisioni” thuhet në ankesën e komisionerit.

Për komisionerin publik,Florian Ballhysa, prokurori Tako duhet të konsiderohet si i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e prokurorit.

“Nga aktet e administruara në dosjen e Komisionit, Komisioneri Publik vjen në përfundimin se veprimtaria profesionale e subjektit të rivlerësimit, e materializuar në veprimet dhe mosveprimet e tij vijuese në shkelje të detyrimeve ligjore, është e shoqëruar dhe vjen si pasojë e njohurive, aftësive, gjykimeve dhe qëndrime të tilla që përfaqësojnë haptazi një model të vepruari aq të dobët, sa kurrsesi nuk pajtohet me pozicionin e tij dhe se mangësitë e thella e të rëndësishme të verifikuara nuk mund të korrigjoheshin përmes programit njëvjeçar të edukimit, e për pasojë, duhet të zbatohet prezumimi në favor i masës disiplinore të shkarkimit” vijon ankesa.

Një tjetër detaj është fakti se prokurori e kishte kthyer në zakon lëvizjen me makina pa leje qarkullimi, të parregjistruar në DPSHTRR, apo dhe pa paguar detyrimet doganore

Konkretisht. Në 2005 – 2006 Prokurori ka pasur një Mercedez Benz pa targa dhe që nuk i ka regjistruar pronësinë

Për një Volksëagen MH2 Golf” rezulton se ka patur në pronësi për rreth 5 vite këtë automjet pa leje qarkullimi, pa e regjistruar në DPSHTRR, si dhe pa paguar detyrimet doganore

Edhe një “Mercedes-Benz” tjetër, rezulton se ka patur në përdorim për rreth 4 vite një automjet pa leje qarkullimi, të parregjistruar në DPSHTRR, si dhe pa paguar detyrimet doganore.

Benzi rezulton i blerë në 2012 nga prokurori për 4 vjet nuk ka pasur leje qarkullimi si dhe nuk janë paguar detyrimet doganore, deri në 2016, kur është përpiluar shkresa e thjeshtë për shitje mjeti

Në argumentin që ka dhënë prokurori në seancën dëgjimore në KPK në prill 2022 ka thënë se “disa ditë pas blerjes automjeti pësoi defekt të rëndë dhe nuk mund të lëvizte”

Por kjo nuk e bind Komisionerin pasi bie ndesh me prokurën e nënshkruar prej tij në vitin 2012 (4 vite pas blerjes prej tij të automjetit), ku rezulton se i janë dhënë tagra të plota subjektit të rivlerësimit, përfshirë dhe përdorimin e këtij automjeti për nevoja pune dhe familjare brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Vërehet se edhe në këtë rast subjekti i rivlerësimit rezulton se ka patur në përdorim për rreth 4 vite një automjet pa leje qarkullimi, të parregjistruar në DPSHTRR, si dhe pa paguar detyrimet doganore’ shkruhet në ankimimin e Komisionerit

"Komisioneri Publik vjen në përfundimin se, për nga rëndësia e tyre, shkeljet e lejuara gjatë ushtrimit të ndjekjes penale, problematikat e përsëritura e të kthyera në një model pune gjatë viteve të ushtrimit të detyrës, ndikimi në veprimtarinë shtetërore i aktivitetit profesional të subjektit të rivlerësimit, rëndësia e gjetjeve të tjera, që përfaqësojnë mënyrën e të vepruarit të subjektit të rivlerësimit edhe jashtë aktivitetit profesional, parë kjo në kuadër të rëndësisë së perceptimit publik përgjatë ushtrimit të detyrës së magjistratit, duket se në tërësi kanë cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe, për këto shkaqe, subjekti i rivlerësimit duhet të konsiderohet i papërshtatshëm për vijueshmërinë e detyrës" thuhet në dokument.

Prandaj në ankimimin që mban datën 2 nëntor 2023 I kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit nr. 698, datë 15.9.2023, të Komisionit ë Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Gjergji Tako.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sudja: 04/11/2023 20:11

    Nje ushtar me pak. Ky s'vlen as per kasap.

    Përgjigju
  • gasper: 04/11/2023 14:30

    Ky eshte nje prokuror plere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë