PRISHTINE, 23 dhjetor/ATSH/. - Kryetari i komunes se Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se komuna ka caktuar rreth 50 mijë euro të kursyera gjatë vitit në subvencione për rastet më të rënda sociale në komunë, ben te ditur KosovaPress.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti thotë se kjo shumë nuk përmbush as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, por së paku sipas tij të ndajnë një shumë simbolike për këtë fundvit.
"Por shpresojmë sado pak të ndihmohen familjet në gjendje të rëndë në këto festa të fundvitit. Shumat janë modeste që të ndihmohen sa më shumë familje. Merita kryesore shkon për drejtorin Arben Vitia që gjatë gjithë vitit lufton për rritjen e subvencioneve", ka shkruar Ahmeti në Facebook. /a.ke/