Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan - pjesa veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

"Ne kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim", ka thënë mes tjerash Peci gjatë fjalimit të tij./KosovaPress/


Lajmi kryesor:

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit! Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt