Komunat serbe, në Bruksel vijon
dialogu Prishtinë-Beograd

Komunat serbe, në Bruksel vijon<br />dialogu Prishtinë-Beograd
BRUKSEL-Në Bruksel sot do të vazhdojë raundi i bisedimeve në nivel të ekspertëve në dialogun teknik mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuric pret që deri në fund të javës të caktohet data për  fillimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës së Lartë e Apelit për komunitetet me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për të arritur marrëveshje për zbatimin e telekomunikacionit, raporton Tanjug.

Gjuric u tha dje gazetarëve në Bruksel se “janë duke u zhvilluar bisedime të thella teknike”, në mënyrë që të sigurohet se deri në fund të javës Telekom Serbia në Kosovë të regjistrohet plotësisht, si në aspektin e transferimit të aseteve dhe në drejtim të krijimit të një sinjal në të gjitha zonat për të cilat kanë rënë dakord.

Ai  tha se një nga temat kryesore që çon delegacionin e Beogradit në Bruksel me përfaqësuesit e BE-së, është çështja e formimit të komunave serbe.

Sipas tij, edhe pse po angazhohen në nivelin më të lartë politik, Prishtina ende nuk do të shprehet për këtë temë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave