Komunistët e PD paradite bëjnë show në Spaç e pasdite në radhë për të votuar njësoj si për Enverin dikur
Moment nga zgjedhjet ne PD
Është e turpshme, kur shikoj ish Ministra apo deputet aktual që shkojnë për show në Spaç duke rikujtuar një ndër revoltat më të guximshme për Liri! Këta, nuk bënë asgjë për të përndjekurit dhe të dënuarit politik e nuk bënë asgjë për ta bërë Spaçin Muze Memorial! Turp sidomos për disa që më logon e PD e emrin e të përndjekurve e të dënuarve politik kanë siguruar vota, pushtet e benefite personale! Të persekutuar ishin gjatë Regjimit, të persekutuar, përjashtuar e të përbuzur mbeten edhe në 30 vite tranzicion, ku pjesën më të madhe e ka qeverisur PD, por me komunistë sigurisht!
Në 30 vjet PD e mbushin Shqipërinë e Partinë me komunistë! Në 30 vjet nuk mori një iniciativë të vetme për dekomunizëm të Shoqërisë! Në 30 vjet nuk bëri një rezolutë në Parlament për të dënuar krimet e Regjimit! Në 30 vjet nuk hoqi dorë nga komunistët edhe në forumet drejtuese të Partisë! Për 30 nuk e zhdukën modelin e diktatorit, por e zbatuan me përpikëri në Parti dhe në Qeverisje! Përjashtuan çdo mendim ndryshe brenda Partisë, larguan e persekutuan këdo që mendon ndryshe nga lideri suprem!
Vazhduan me të njëjtën linjë të kultit të individit, ku shumë militantë demokratë të helmosur me propagandë qajnë e janë ushtarë të gatshëm deri në vdekje për liderin e tyre suprem ashtu siç ishin komunistët për Enver Hoxhën! Imituan ashtu si Enver Hoxha, sloganin nga "fitorja në fitore" e deri në vdekje në pushtet e punë e madhe për të tjerët! Enveri vdiq në Pushtet e ky lideri suprem i këtyre, pas 30 vitesh, e thuajse 80 vjeç, kërkon një mandat tjetër 30 vjeçar, sepse nuk kanë mjaftuar 30 vitet e konsumuara! Paradite shkojnë në Spaç që është simbol i lirisë kundër tiranisë, diktaturës e sot, disa prej tyre janë në radhë për të votuar njësoj, me të njëjtën metodë e me të njëjtën frymë liderin suprem të tyre që ashtu si Hoxha la 30 vjet në pushtet e në krye të PD! Hipokrizi reale!
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01