Një impuls dinjitoz për të ardhmen e shoqërisë. Kështu e kanë konsideruar përfaqësuesit e besimeve fetare, në vendin tonë kauzën e studentë të cilët po protestojnë prej disa ditësh duke kërkuar përgjysmimin e tarifave studentore dhe përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së mësimdhënies në kuadër të reformimit të sistemit arsimor.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat përfaqësuesit e klerit shqiptar theksuan se dialogu është rruga më e mirë dhe e dobishme për t'u gjendur zgjidhja për kërkesat e paraqitura nga studentët.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të Komunitetit të Bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët dhe ndaj duhet gjetur gjuha e përbashkët për të arritur një marrëveshje.
Kryegjyshi Boterore i Bektashinjve Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj vlerëson nismën e studentëve, duke thënë se kërkesat e studentëve janë dobiplota.
“Kërkesat e studentëve dobiplota. Bashkojmë zërin tuaj me tonin dhe lutemi për gjendjen e gjuhës së bashkëpunimit”, ka thënë përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore të bektashinjeve baba Edmond Brahimaj.
Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Vëllazëria Ungjillore, Ylli Doçi është shprehur në mbështetje të kauzës së studentëve duke thënë se zëri i të rinjve është zëri i mençurisë ndaj duhet dëgjuar dhe mbështetur.
Ndërkohë edhe përfqësuesi i Komunitetit Mysliman, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e ka quajtur protestën e studentëve një impuls dinjitoz që e ndihmon shoqërinë dhe dijen të ecë përpara.
"Protesta një impuls dinjitoz. Mirënjohje për reagimin qytetar të studentëve mbi kërkesat legjitime . Jo më nëpërkëmbje altarit të dijes. Kryeministri të këpusë tentakulat e korrupsionit në auditore. Është ora që zëri kumbues i studentëve të përkthehet në komunikim dhe dialog. Të flitet hapur, sy më sy qeveri student për zgjidhje konkrete", Ylli Gurra, Myfti i Tiranës
Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henri përkrahu kërkesat e studentëve, duke thënë se ata duhet të mbështeten dhe shteti duhet t'i ndihmojë gjithmonë studentet.
anustasi po diskriminon dhe po perpiqet qe te krijoje percarje fetare, me mos pjesmarrjen e Kishes ortodokse ne deklarata te perbashketa fetare. Qasja e tij e zakonshme (kisha greke dhe fete e tjera) ne Shqiperi, perben pseudo greqizmin me brymeshpuar dhe me te keqperdorur ndonjehere. E denoncoj lartbqresine e tij dhe kerkoj procedimin penal te lartbqresise se tij Anustas bin janullatos.
Përgjigju